Panorama Sport (Albania)

Khedira: Vetëm Usain Bolt i bën punë Gjermanisë

"Kundër Suedisë duhen 11 luftëtarë në fushë”

-

Pas paraqitjes së dobët në ndeshjen ndaj Meksikës, ku gjermanët u mundën me rezultatin 1-0, Sami Khedira ka folur hapur dhe nuk janë aspak fjalë të bukura. "Duhet të luajmë kompaktë në të gjitha repartet, të jemi inteligjen­të. Luajtëm si pionierë duke i dhënë mundësi kundërshta­rit të na sulmonte". Mesfushori gjerman që luan për Juventusin në Itali ka edhe zgjidhjen sesi mund të shmanget kjo gjë. "Duhet të luajmë shpejt dhe të komunikojm­ë më mirë në fushën e lojës". Më pas, ai vazhdoi me një kritikë ndaj lojës së tij. "Jam i vetëdijshë­m që nuk zhvillova një lojë të mirë, por kjo nuk do të thotë që nuk u përshtata me lojën e skuadrës. Kishte të bënte me anën taktike të skuadrës në përgjithës­i. Kur luan mirë, atëherë edhe skuadra luan mirë". Në ndeshjen ndaj Suedezëve trajneri Lëv pritet të bëjë disa ndryshime në formacioni­n e parë.

RREZIKU NGA STOLI - Khedira është një ndër lojtarët e rrezikuar për të qëndruar në stol ndaj nordikëve. Por Semi mendon që vetëm Usain Bold mund t'i bënte punë skuadrës për momentin. "Nuk është e thënë që të zëvendësos­h dy lojtarë për dy të tjerë. Skuadra vuajti në tërësi. Vetëm Usain Bolt do të na bënte punë në mesfushë për të mbyllur hapësirat në fushë. Ne nuk jemi si ai, mund ta bëjmë një herë, por jo dhjetë herë". Pastaj një mesazh për ndeshjen e së shtunës.

"Duhet të jemi 11 luftëtarë në fushën e lojës. Vetëm me këtë mendje mund t'ia dalim", përfundoi Khedira. Kujtojmë se lojtari ishte në qendër të kritikave së bashku me Mesut Ozil për paraqitje të dobët ndaj meksikanëv­e. Shtefan Efenberg ia

faturoi të gjithë shthurjen në mesfushë Khedirës. "Mendoj që kundërshta­rët e bllokuan shumë mirë Toni Krosin dhe ishte detyra e Khedirës për ta ndihmuar atë në këtë situatë, por ai nuk e bëri. Gjithashtu, Khedira dështoi të përmbushte detyrat mbrojtëse duke mos i ardhur në ndihmë repartit defensiv", u shpreh Efenberg. Analisti dhe ish-lojtari i kombëtares beson se trajneri Lëv duhet të ndryshojë rreshtimin e skuadrës duke sakrifikua­r njërin mes Khedirës dhe Ozil dhe në vend të tyre të fusë Goreckën ose Gyndoanin.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Lëv në stres bën edhe vetë vrap para stërvitjes
Lëv në stres bën edhe vetë vrap para stërvitjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania