Panorama Sport (Albania)

Klose sponsorizo­n Rojsin, është gati për Suedinë

-

Miroslav Klose ka më shumë pjesëmarrj­e në Botëror se çdo ish-lojtar në karrierën e tij. Aktualisht, Klose është trajneri i tretë te skuadra e Gjermanisë, kjo pasi trajneri Lëv e ka mbajtur atë për të mësuar rreth trajningut. Klose kujton disa momente nga e kaluara e tij si lojtar. "Mbaj mend në vitin 2001, kur luajtëm në 'play-off' kundër Ukrainës, se kush do të shkonte në Botërorin e Koresë dhe Japonisë". Atëherë ai ishte vetëm 23-vjeç dhe skuadra gjermane i shpëtoi një eliminimi pasi barazoj 1-1 në Kiev dhe në Dortmund në ndeshjen e dytë fituan me rezultatin 4-1. "Aty pashë për herë të parë se çfarë do të thoshte të luaje në tension. Kur kemi qenë në këtë presion, kemi zhvilluar edhe ndeshjet më të mira. Ndaj nesër ndaj Suedisë mendoj se do të shkojë mirë për ne". Edhe tani si atëherë, "Pancerave" u duhet të luajnë për të shmangur një eliminim të turpshëm. Për momentin ata janë kampionët e Europës.

KOHA TË REAGOJMË

Ashtu siç u shpreh dhe Tomas Myler në intervistë­n e tij ku nuk kërkonte justifikim­e nga lojtarët për humbjen ndaj Meksikës, edhe Klose është i të njëjtit mendim. "Nuk më pëlqejnë gjithë këto justifikim­e të kota. Jo bari i fushës është shumë i lartë, jo arbitri apo diell i fortë. Nuk jam një lojtar i tillë. Gjithmonë kam qenë një lojtar që mundohem t'i bind shokët e skuadrës të mos mendojnë kështu", tha Myler. Dhe ta mendosh kështu, lojtari simbol i Bajernit ka të drejtë. Skuadrës nuk i mungon asgjë në lidhje me kualitetet, madje as dëshira për të fituar ndeshjet. Një përqendrim më i madh dhe shumë pak humbje të topit do të ishin një fillim i ri për skuadrën. "I kemi të gjithë lojtarët për të bërë mirë. Duke filluar nga Manuel Nojer në portë deri te Mats Humles apo Zherom Boateng në mbrojtje. Në mesfushë Toni Kros dhe Sami Khedira deri te Tomas Myler në sulm", vazhdon Klose. "Pas ndeshjes ndaj Meksikës është folur shumë nga të gjithë, media, ish-lojtarë, analistë edhe këtu te ne. Ndaj mendoj që ka ardhur koha t'i japim fund këtij diskutimi dhe të fokusohemi te ndeshja ndaj Suedisë. Për sa i përket formacioni­t, nuk besoj se duhen ndryshime të mëdha, dhe pse preferoj që lojtarë si Marko Rojs të jenë gjithmonë në formacioni­n e parë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania