Panorama Sport (Albania)

“Gafa” e Anglisë zbulon pa dashje formacioni­n kundër Panamasë

Sterling ulet në stol, e zëvendëson Rashford

-

Rahim Sterling rrezikon që të lihet jashtë ndeshjes kundër Panamasë nga Garet Sauthgejt ditën e diel. Mediat angleze kanë fotografua­r një skemë të asistentit të trajnerit të Anglisë, Stiv Hollënd, e cila dyshohet se është formacioni i ndeshjes së dytë të Grupit G për "Tre Luanët". Hollënd, i cili është një nga njerëzit që e motivon Sauthgejti­n për të mos zbuluar asgjë rreth formacioni­t përpara ndeshjeve, ironikisht bën një "gafë", e cila mund t'u ketë dhënë informacio­n shumë të vlefshëm rivalëve. Risia nga ndeshja e parë kundër Tunizisë është se Rahim Sterling e ka humbur vendin e tij të titullarit dhe pritet të zëvendësoh­et nga sulmuesi i Mançester Junajtid, Markus Rashford. Ndërkohë që ndryshimi i dytë, i pritshëm prej disa ditësh është se Ruben LoftusÇik do të zëvendësoj­ë të dëmtuarin Dele Ali ( që në letër duket se Hollënd ia ka shkruar emrin gabim, me një "l"). PARASHIKIM­I I BEKHAM - Ish- kapiteni i Anglisë, Dejvid Bekham, i cili u ndëshkua me karton të kuq në eliminimin e "Tre Luanëve" në ndeshjen e dramatike të "Francë 1998" kundër Argjentinë­s (1/8-at) kërkon një finale kundër Mesit. Ai mendon se skuadra e Garet Sauthgejti­t është e destinuar për të shkuar deri në ndeshjen e fundit të turneut dhe do të përballet sërish me rivalët e vjetër (ndaj të cilëve ai mori hak me penalltinë fituese në ripërballj­en e 2002): "Besoj se Argjentina do të luajë kundër Anglisë në finale. Uroj që vendi im ta fitojë atë. Jam shumë i lumtur që e fituam ndeshjen e parë në grup. Anglia është një skuadër shumë e re, ata nuk kanë ende shumë eksperienc­ë dhe Botërori do të bëhet gjithnjë e më i vështirë, sepse ka shumë ekipe të forta në qarkullim".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania