Panorama Sport (Albania)

Xhan firmos për 4 vite: Te Juvja për të fituar

Mesfushori zgjedh 23-shin: Ma parashikoi trajneri që kur isha fëmijë

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ka marrë fund "tele novela" Emre Xhan. Turko- gjermani ka firmosur zyrtarisht me Juventusin. Gjatë ditës së djeshme, ish-mesfushori i Liverpulit ka kryer vizitat mjekësore në "J Medical" dhe, pas përfundimi­t të tyre, ka firmosur zyrtarisht me bardhezinj­të. Ai do të mbajë fanellën me numrin 23, numër të cilin i fundit që e ka mbajtura ka qenë braziliani Dani Alvesh. Emre Xhan ka firmosur me kampionët e Italisë një kontratë 4vjeçare, e cila skadon në 30 qershorin e vitit 2022.

VIZITAT MJEKËSORE - Lojtari më i ri i "Zonjës së Vjetër" ka ndërprerë pushimet e tij në Ibiza vetëm për të kryer vizitat mjekësore me ekipin e tij të ardhshëm. Ai u prit nga sekretari i klubit bardhezi, Mauricio Lombardo, teksa u impenjua që asnjë kërkesë për autograf të mos mbetej e paplotësua­r. Mesfushori pritet të jetë një variant i ri taktik për Masimilian­o Alegrin. Gjatë testeve fizike dhe mjekësore, një vëmendje të veçante iu kushtua shpinës së lojtarit, ku problemet e kohëve të fundit e penguan të grumbulloh­ej nga Joakim Lëv për Botërorin rus.

FIRMA - Pas kalimit me sukses të vizitave mjekësore, lojtari gjatë pasdites u zhvendos në zyrat e klubit ku nënshkroi kontratën prej 5 milionë eurosh në vit, e vlefshme për katër sezonet e ardhshme. Vetë lojtari, duke folur për herë të parë si bardhezi, tha: "Zgjodha Juventusin sepse është një klub i madh, të cilin e kam ndjekur gjithmonë. Është një skuadër e mësuar me tituj dhe shpresoj të fitoj edhe unë diçka me këtë fanellë. Kur isha i vogël, trajneri im i parë më thoshte gjithmonë se do të luaja për Juventusin një ditë. Nuk do ta harroj kurrë atë njeri, të cilit i jam mirënjohës".

KOMUNIKATA - Megjithëse lajmi kishte marrë dhenë, ka qenë vetë klubi i Juventusit që, nëpërmjet një komunikate për shtyp, ka sqaruar: "Kemi nënshkruar për katër vite për Emre Xhan, i cili do të jetë zyrtarisht bardhezi duke filluar që nga data 1 korrik e këtij viti. Me firmën e sapohedhur dhe në bazë të kontratës me të, Juventisi do të paguajë me dy këste 16 milionë euro. Shuma vlen për shërbimet e marra për firmën e lojtarit dhe aspekte të tjera të ardhjes së tij te Juventusi".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania