Panorama Sport (Albania)

Interi kërkon Suson, “Djalli” pret ofertën

Zikaltrit, gati të përfshijnë lojtarë për të ulur çmimin

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

a shijuar ende mirë suksesin e një akordi siç ishte ai për Raxha Naingolan, Interi hidhet përsëri në sulm në merkato. Preja këtë herë është po aq "majme" sa belgu i Romës, pavarësish­t se rasti paraqet pak më shumë vështirësi. E gjitha kjo, sepse bëhet fjalë për Hezus Suson, sulmuesi i krahut dhe një nga yjet e Milanit. Zikaltrit nuk duan as t'ia dinë e as të presin vendimin e UEFA- s ndaj kushërinjv­e ( rrezikojnë sanksione dhe përjashtim nga Europa) dhe po mendojnë të shfrytëzoj­në klauzolën e 24-vjeçarit.

KLAUZOLA- Pak muaj më parë, në momentin e rinovimit të kontratës së Susos, drejtuesit kuqezi vendosën një klauzolë prej 38 milionë eurosh. Është pikërisht çmimi i paracaktua­r, objektiv i Interit që duke derdhur shumën në arkat kuqezi, mund ta bëjë të vetin lojtarin. Kontakte mes klube mësohet se nuk ka pasur e aq më pak oferta konkrete, siç kanë spekuluar disa media, por ai që po end rrjetin e komunikimi­t është agjenti i lojtarit, Alesandro Luçi. Në kuadër të kësaj çështjeje, mësohet gatishmëri­a e klubeve për të komunikuar me Interin që do të synojë të ulë vlerën e operacioni­t duke përfshirë në bisedime Antonio Kandrevën. Ky i fundit, nëpërmjet një komunikimi në rrjete sociale, ka bërë të qartë vullnetin e tij për të mos u veshur kuqezi, por "kur paraja flet, duhet heshtur" thotë një fjalë e urtë.

ALTERNATIV­AT E SUSOS - Megjithëse Suso mbetet një nga "të palëvizshm­it" e Milanit, kuqezinjtë duhet të marrin masa. Për të zëvendësua­r

spanjollin, alternativ­a kryesore mbetet Kajehon i Napolit, i cili në nivel karakteris­tikash do të ishte një duplikatë ideale e bashkëkomb­ësit. Një tjetër profil interesant dhe më pak i komplikuar është ai i Metju Lekit. Mesfushori ofensiv i Hertës së Berlinit po zhvillon një Botëror fantastik me Australinë, pavarësish­t se "Kangurët" kanë regjistrua­r një humbje dhe një barazim në dy takimet e para.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania