Panorama Sport (Albania)

Teuta vuan në sulm, Shkëmbi s’e ka me nxitim

Tekniku kërkon kohë për alternativ­at cilësore

-

Teuta ka ngelur në vend numëro lidhur me afrimet, pas shpërthimi­t në javën e parë të qershorit, ku nënshkroi me katër futbollist­ë. Aktualisht, bregdetarë­t po punojnë për afrimin e disa lojtarëve, por deri tani nuk ka asgjë konkrete. Shumë emra po diskutohen me stafin e ri teknik, i cili po ndjek futbollist­ë të ndryshëm, si brenda vendit, ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Amerika Latine, më saktësisht Brazili dhe nga Maqedonia pritet të jenë afrimet e ardhshme. Edhe pse kërkon dy mbrojtës qendre, duket se në këtë moment prioritet për "djemtë e detit" është sulmi. Ky është një nga repartet që ka më tepër nevojë për përforcime dhe kërkohet një lojtar që e njeh mirë portën. Në vitet e fundit, Teuta ka vuajtur shumë për një golashënue­s, ndaj në këtë merkato po i shohin me shumë kujdes alternativ­at e ofruara.

SULMUESIT - Në edicionin e kaluar, golashënue­si më i mirë ishte Latif Amadu me 9 rrjeta, ndërsa në fushatën 2016- 2017 Andi Ribaj, Faisal Bangal dhe Artur Magani shënuan në total 11 gola, me peqinasin që e dërgoi vetëm tri herë topin në rrjetë. Artur Magani ishte golashënue­si më i mirë i skuadrës në edicionin 20152016 me 9 rrjeta, ndërsa në fushatën 2014- 2015 lojtari me më shumë gola ishte Ansi Nika me 5 rrjeta, teksa roli i tij është mesfushor krahu, me sulmuesit që shënuan nga dy gola secili Pepa dhe Çota. Pra, këto statistika tregojnë qartë se sa të nevojshëm e ka Teuta një sulmues që e njeh mirë rrjetën. Lajmi i mirë është që ka opsione zgjedhje dhe ndaj stafi teknik nuk kërkon të nxitohet për të bërë gabime duke ditur se faza përgatitor­e fillon në javën e parë të korrikut. Trajneri Bledi Shkëmbi kërkon që ta ketë të gjithë grupin e gatshëm kur të fillojë me përgatitje­t dhe puna në këtë moment është intensive. Për momentin, skuadra është me pushime dhe grumbullim­i do të nisë në ditët e para të muajit të ardhshëm. D.Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania