Panorama Sport (Albania)

Bana siguron: Kamza e re do të jetë për Europë

Shefi i klubit shpalos objektivat e së ardhmes

-

Shefi i klubit të Kamzës, Albert Bana, që e mban për gati 15 vite këtë detyrë, është optimist se ekipi i sezonit të ri do të jetë mjaft i fortë. "Projekti që po hartojnë dy drejtuesit kryesorë të klubit, si presidenti Naim Qarri, edhe kryebashki­aku Xhelal Mziu, është bindës për klubin, që synon të garojë për një vend në Kupat e Europës. Kamza pritet që të hyjë fuqishëm në merkato dhe kjo nuk do të zgjasë shumë. Pas thirrjes grumbullue­se të lojtarëve, që parashikoh­et të ndodhë pas datës 2 korrik, brenda një ose dy javësh do të formatohet ekipi i ri. Pra, kjo periudhë dyjavore do të shërbejë për të përcaktuar lojtarët që do të mbahen dhe lojtarët që do të vijnë. Kjo do të ndodhë shpejt për arsye se janë bërë bisedimet paraprake me shumë lojtarë që do të bëhen pjesë ose jo ekipit tonë dhe do të jetë tekniku Vierkovud ai që do të përcaktojë cilësinë e tyre në këtë dy javë prove. Pas formatimit të ekipit do të jetë një grumbullim për fazën përgatitor­e, e cila ende nuk është përcaktuar, se ku mund të zhvillohet. Janë disa alternativ­a, si brenda vendit, po ashtu edhe jashtë. Ndoshta mund të jetë përsëri Turqia një prej destinacio­neve ( ashtu si vitin e kaluar) ose nuk përjashtoh­et dhe Italia e veriut, ndonëse do të shihen edhe financat. Jam i sigurt se me ekipin e ri që do të ndërtojmë, Kamza do ta meritojë Europën", është shprehur Bana në një prononcim për "Panorama Sport".

PLANI - Më pas, Bana ka folur edhe për planin e veprimit. "Pas këtyre dy fazave, asaj së provës së lojtarëve që do të afrohen, seleksioni­meve dhe fazës përgatitor­e grumbullue­se, e cila edhe kjo mund të zgjasë 2 javë, do të vijë një tjetër fazë, që do të zgjasë rreth 3-4 javë, ajo e konsolidim­it të ekipit, ku të jetë formatuar plotësisht ekipi dhe zhvillimi i disa ndeshjeve testuese", ka mbyllur Bana. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania