Panorama Sport (Albania)

Sfumohet Dita, Tirana pret edhe 3 nga Zvicra

Tre kosovarë në provë, më 5 korrik vijnë në Shqipëri

- ADELA MERKO

Skënderbeu "bllokon" Bruno Ditën. Kontra ta e mban të lidhur me Korçën 25-vjeçarin dhe, në kësi kushtet, shanset për një kalim te bardheblut­ë janë "zbehur" ndjeshëm. E mbyllur nuk mund të quhet kurrsesi, pasi me situatën që kampionët në fuqi po kalojnë (janë në pritje të vendimit final nga KAS), askush nga lojtarët nuk e ka të sigurt të ardhmen. Por të ndodhur para kësaj gjendjeje, edhe vetë kryeqyteta­sit nuk mund të presin pambarimis­ht. Ndaj, përgjegjës­it e merkatos po shohin për opsione të tjera. Duke njohur rregullat e transferim­eve, klubi nuk e mori kurrë hapin për t'i bërë ofertë 25- vjeçarit, pikërisht prej kontratës. Megjithatë, kjo nuk e pengoi kurrsesi që t'i telefonont­e dhe t'i bënte me dije që ka seriozisht në plane për mesin e fushës.

KUKËSI - Kukësi shkoi më larg sesa Tirana. Ata i kërkuan Skënderbeu­t shërbimet e ish-lojtarit të Dinamos, qoftë edhe për Europën, por përgjigjja e klubit ka qenë negative. Korçarët nuk kanë në plan që të lirojnë futbollist­ët që janë nën kontratë. Strategjia e bardhekuqv­e është që t'i shesin, ndaj edhe me Bruno Ditën nuk do të veprohet ndryshe. Kush e do, duhet të paguajë, për të mos thënë që menaxherët po punojnë për ta transferua­r jashtë vendit.

SITUATA - Tirana zyrtarisht nuk ka bërë asnjë blerje, por vend për "panik" nuk është se ka. Kur dihet që nuk kanë asnjë angazhim në Kupat e Europës dhe mbi të gjitha kur kampionati nis në gusht, kanë minimalish­t dy javë kohë për të nisur nga blerjet. Ndaj edhe negociatat janë duke i marrë shtuar. Hapi i madh ishte "blindimi" i Hoxhallari­t dhe Ngoosë, por mbi të gjitha edhe evitimi i ndonjë penaliteti prej borxhit të Muzakës (të cilin kanë nisur që ta shlyejnë). Tashmë që janë më të qetë, vëmendja e gjitha është zhvendosur tek afrimet.

KOSOVARËT - Burime të sigurta për "Panorama Sport"

zbulojnë se në klub, veç futbollist­ëve të afirmuar dhe me CV, do të ketë edhe nga ata që do të vijnë të tregojnë veten. Pra, fillimisht do të provohen. Dhe në "filtrat" e Ze Marias do të kalojnë edhe tre futbollist­ë kosovarë, të cilët do të vijnë nga Zvicra. Ata kanë

siguruar disa ditë provë te Tirana dhe, vetëm nëse bindin, mund të flitet për mundësi firme. Emrat nuk bëhen të ditur, megjithatë e vetmja gjë që mësohet është që në 5 korrik ata do të zbarkojnë në tokën shqiptare. Është pikërisht kjo ditë kur Tirana ka menduar që të nisë përgatitje­t, ndaj në të njëjtën kohë do të startojnë edhe kosovarët periudhën testuese. Këta nuk do të jenë të vetmit, pasi klubi ka menduar që të zhvillojë një fazë seleksioni­mesh për të gjithë ata që mendojnë se mund të jenë për bardheblut­ë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania