Panorama Sport (Albania)

Kopaçi, besnik i beratasve: Do qëndroj te Tomori

Mesfushori ishte një prej më të rëndësishm­ëve sezonin e kaluar: Pres të flas me drejtuesit

-

Tomori ka përfunduar një sezon deri diku pozitiv, por e ardhmja duket në "ajër" dhe përgatitje­t për sezonin e ri nuk kanë filluar ende. Aktualisht, zhvillimet sa i përket merkatos kanë qenë vetëm në dalje, ku është larguar kapiteni Enea Bitri në drejtim të Partizanit dhe mesfushori Xhuliano Mirani, i cili mund të firmosë në kampionati­n grek. Megjithatë, ofertat nuk mungojnë edhe për një pjesë të mirë të lojtarëve, teksa disa prej tyre janë duke pritur zhvillimet që do të ndodhin në kampin beratas. Florian Kopaçi ishte një nga futbollist­ët që ka spikatur këtë sezon me Tomorin, ku duket si i vetmi lojtar që dëshiron të qëndrojë për të paktën edhe një sezon. Në një prononcim për "Panorama Sport", futbollist­i 29vjeçar u shpreh: "Kontrata ime me klubin e Tomorit ka përfunduar, por deri në këto momente nuk kam pasur asnjë kontakt nga drejtuesit. E di që përgatitje­t nuk kanë filluar ende, megjithëse kjo gjë nuk i pengon ata për të bërë një telefonatë, nëse do të jem apo jo pjesë e projektit të tyre. Nëse qëndroj, do të ishte diçka fantastike pasi kjo është edhe dëshira ime. Ndihem mirë në qytetin e Beratit dhe nuk ka arsye pse duhet të mendoj largimin. Këtu kam kaluar momentet më të bukura në karrierën time", u shpreh si fillim Kopaçi. I pyetur në lidhje me ndonjë ofertë të mundshme, ai pohoi: "Kam dy oferta. Është mirë që t'i bëj publike, pasi gjithçka është vetëm në fazën e interesimi­t. Megjithatë, skuadra e Tomorit është zgjedhja ime e parë dhe po pres kontaktin nga drejtuesit beratas", përfundoi Kopaçi. Ndërkaq, beratasit vazhdojnë të jenë me pushime dhe pritet që të grumbulloh­en në korrik për të nisur përgatitje­t për sezonin e ri. Drejtuesit kanë bërë të ditur se do të ndërtojnë një ekip me elementë cilësorë, që të luftojë për ngjitjen në Superiore. Deri tani, gjithçka është në kuadrin e diskutimev­e, ndërsa nuk ka asgjë konkrete. Eris Sylyku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania