Panorama Sport (Albania)

Kaos tek Elbasani, Sejdini prish planet

Kryebashki­aku mungon në mbledhje, do diskutohej për ekipin

- VLADIMIR MEMA

itën e djeshme u mbajt mbledhja e Këshillit Bashkiak të qytetit të Elbasanit, ku u shpresua se do të flitej sadopak edhe për futbollin. Mirëpo, një gjë e tillë nuk ndodhi, për shkak se në këtë mbledhje mungoi kryebashki­aku Qazim Sejdini, si personi që ka më shumë dijeni rreth situatës që po ndodh me aksionet e F.K Elbasanit. DISKUTIMET

Burime të besueshme të "Panorama Sport" pohojnë se këshilltar­ët e djathtë kishin si synim të diskutonin për problemet e futbollit, edhe pse bëhej fjalë për një çështje që nuk ishte parashikua­r në rend dite. Mirëpo, nëse të gjithë sportdashë­sit shpresonin te ndonjë diskutim për futbollin, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe do të mbetet për mbledhjen e ardhshme në muajin korrik. Duhet thënë se situata e klubit të Elbasanit nuk është ndër më të mirat, për shkak se ka një ngërç me aksionet e shitura te kompania "Mançester Group". Anglezët kanë humbur çdo interes për të investuar dhe për MESFUSHORI më tepër nuk kanë likuiduar ende përfundimi­sht aksionerët e mëparshëm. Në një situatë të tillë, nuk dihet se cili do të merret me organizimi­n e klubit për sezonin e ri futbollist­ik, ndërkohë që figura të njohura në futbollin elbasanas kanë kërkuar ndërhyrjen e bashkisë për t'i dhënë një zgjidhje situatës. Megjithatë, mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodhë në javët në vazhdim me klubin e futbollit. SKUADRA

Verdheblut­ë prekën fundin një sezon më parë, ku luajtën në Kategorinë e Dytë.

Megjithatë, ia dolën që vetëm pas një viti të rikuperoni­n dhe të ngjiteshin sërish në të Parën. Por, për Elbasanin duket se nuk do të ketë qetësi. Klubi ka probleme me aksionet, ndërsa këtë e vuan skuadra. Të gjithë janë me sytë nga bashkia dhe ishpreside­nti KUÇOVARËT

Arben Laze dhe presin ndryshime. Ndërkaq, ekipi është me pushime dhe askush nuk di të thotë se kur do të grumbulloh­et për të nisur fazën përgatitor­e. Gjatë kampionati­t të kaluar, verdheblut­ë u mbështetën kryesisht te lojtarët e rinj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania