Panorama Sport (Albania)

Lojërat Mesdhetare, Shqipëria do medalje

Kosova do të debutojë në aktiviteti­n ndërkombët­ar

- ARTIN LLESHAJ

jithçka është gati. Sot startojnë Lojërat Mesdhetare "Tarragona 2018". Ky eveniment do të zgjasë nga dita e sotme 22 qershor deri në datën 1 korrik, kur do të bëhet dhe mbyllja e aktiviteti­t. Qyteti spanjoll i Tarragonas do të presë 4000 atletë nga 26 shtete të ndryshme, një juri prej 1000 gjyqtarësh ndërkombët­arë, 1000 gazetarë dhe rreth 3500 vullnetarë. Aktiviteti pritet të ndiqet nga rreth 150 000 spektatorë, me eventet që do të zhvillohen në 16 vende të ndryshme të qytetit të Tarragonës. Evenimenti që starton sot në Spanjë është i 18-i i historisë së Lojërave Mesdhetare. Në këto lojëra marrin pjesë shtetet që lagen nga deti i Mesdheut, gjithashtu dhe disa shtete të zonës mesdhetare si San Marino, Andorra, Maqedonia, Serbia dhe Portugalia, të cilat debutojnë këtë sezon, që nuk kanë dalje në ujërat mesdhetare. Spanja dhe Italia janë shtetet që kanë pritur më së shumti këtë lloj aktiviteti, pasi kanë qenë vende organizato­re, nga tri herë secila, dhe ndiqen nga Turqia e Tunizia, të cilat kanë organizuar nga dy edicione. Në "Tarragona 2018" do

vijë dhe debutimi për Kosovën në Lojërat Mesdhetare. Ekipi kosovar do të përfaqësoh­et nga 40 sportistë që do të garojnë në 12 disiplina të ndryshme dhe flamuri do të mbahet nga kampionia olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi. Ndërkohë, shtetet më të suksesshme që kanë fituar më shumë medalje në historinë e Lojërave Mesdhetare janë Italia, që mban edhe vendin e parë me 2147 medalje në total(820 ari, 685 argjendi, 642 bronzi), Franca me 1641(603 ari, 545 argjendi, 493 bronzi) dhe Spanja me 1200 (291 ari, 409 argjendi, 500 bronzi). Duhet thënë se edhe Shqipëria nuk ka dalë duarbosh nga Lojërat Mesdhetare, pasi ka arritur të fitojë 42 medalje në total, nga të cilat 8 janë ari, 17 argjendi dhe 17 bronzi. Ndërkohë, Shqipëria do të prezantohe­t nga 36 sportistë të sporteve individual­e, të cilët do të garojnë në 13 disiplina të ndryshme, si dhe nga skuadrat e volejbolli­t të meshkujve dhe femrave. Pritshmëri­të për medalje nga ana e sportistëv­e tanë në këto lojëra janë të larta, pasi sportistët kanë treguar një formë shumë të mirë në garat e fundit ku kanë marrë pjesë. Të parët që do të startojnë garimin për Shqipërinë do të jenë djemtë e kombëtares së volejbolli­t, të cilët do të luajnë ditën e sotme në orën 10: 00 kundër Tunizisë. Gjithashtu ditën e sotme do të bëjnë debutimin sportistët Jurgen Hoxha, Ermir Cina dhe Sibora Dingu, të cilët garojnë në Hark. I urojmë fat skuadrës kuqezi dhe Kosovës dhe shpresojmë në një përfaqësim sa më dinjitoz prej tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania