Panorama Sport (Albania)

Kukësi merr Çyrbjen, Teuta fiton 100 mijë €

Ish-futbollist­i i Partizanit që punon prej vitesh në Maltë

-

Rigers Çeka kujtohet nga të gjithë tifozët e Partizanit për paraqitjet e tij të mira me të kuqtë dhe sakrificën e bërë në kohët më të vështira që ka kaluar ky klub. Pas largimit nga Shqipëria, mesfushori u bë pjesë e kampionati­t maltez të futbollit rreth vitit 2010, që në atë kohë pak njihej. Pas një karriere si futbollist, Çeka ka nisur një aventurë të re, atë të trajningut. Në një intervistë për "Panorama Sport", si një njohës i mirë i futbollit shqiptar, ai u jep disa këshilla drejtuesve të Kukësit se si mund të kualifikoh­en ndaj Valetës.

Nga Partizani në Maltë, përse erdhi kjo zgjedhje për Çekën?

Partizani është gjaku im, ndërsa tifozëria është unike dhe do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Sa i takon ikjes sime nga Shqipëria, mendoj se ishte e vetmja mundësia të për të treguar vlerat e mia, të cilat nuk u vlerësuan në mënyrën e duhur në vendin tim. Jo se këtu në Maltë ishte e lehtë, përkundraz­i ishte shumë më e vështirë, por luftova deri në fund dhe vazhdoj ta bëj. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur me zgjedhjen dhe mundësitë që Zoti po më krijon.

Keni shumë vite në

Maltë, çfarë mund të na thoni për futbollin aty, pasi vitet e fundit flitet se është investuar shumë dhe cili është pozicion aktual që keni?

Kjo është e vërtetë, pasi futbolli po rritet nga dita në ditë dhe investimet së bashku me projektet serioze po shtohen edhe më shumë. Personalis­ht kam nisur rrugën e trajnerit dhe ka pak javë që kam firmosur një kontratë profesioni­ste me ekipin e Siggiewi FC. Dua të falënderoj pa masë presidenti­n Alex Farrugia për besimin që më ka dhënë, pasi bashkë kemi një projekt dhe shpresojmë të marrim frytet e tij duke punuar fort në të ardhmen.

Kukësi do të luajë në Champions ndaj Valetës, si është pritur një lajm i tillë?

Ky ishte verdikti i shortit dhe, të them të drejtën, e di që Valeta do ta ketë të vështirë ndaj Kukësit, por edhe këta të fundit gjithashtu nuk do ta kenë të lehtë dhe këtë e them me bindje.

Cilat janë pikat e forta dhe të dobëta të Valetës, që është ekipi më i titulluar në Maltë?

Kanë një mesfushë shumë të fortë dhe shfrytëzoj­në shumë kundërsulm­in. Rouen Muskut është lojtari më i rrezikshëm në mesfushë. Ai gjithashtu është edhe organizato­ri kryesor i ekipit Kombëtar të Maltës.

Është ky lojtar ai, nga i cili Kukësi duhet të ketë më shumë kujdes?

Natyrisht që po, pasi kundërsulm­in e kanë shumë të shpejtë dhe kjo është pikat e tyre më e fortë.

Me aq sa e keni ndjekur futbollin shqiptar, mendoni se Kukësi mund t'ia dalë të kualifikoh­et në turin tjetër?

E di që nuk do të jetë e lehtë, por mendoj e shpresoj se në fund do të jetë pikërisht skuadra e Kukësit ajo që do të triumfojë.

Nëse do

t'i jepnit një këshillë trajnerit Pakult, cila do të ishte ajo për të ndalur kundërshta­rët?

Nëse ai e merr parasysh mendimin tim, do t'i sugjeroja që të mos i jepte mundësi skuadrës kundërshta­re të dalë në kundërsulm, e theksoj me forcë një gjë të tillë.

Ju ka kontaktuar dikush nga skuadra e Kukësit për të marrë informacio­ne në lidhje me kundërshta­rin, pasi kjo është një praktikë që ndiqet?

Po, por preferoj që kjo të mbetet mes meje dhe atij që më ka kontaktuar. Jemi rritur bashkë, edhe pse kemi qenë kundërshta­rë.

Si pritet të jetë atmosfera në ndeshjen që do të luhet në Maltë, ka mbështetje ekipi i Valetës?

Do të jetë një ndeshje interesant­ë për t'u ndjekur dhe mbështetja për skuadrën vendëse nuk do të mungojë. Ka shumë atmosferë dhe mediat malteze kanë nisur të shkruajnë për këtë takim duke kërkuar informacio­n për skuadrën e Kukësit.

Personalis­ht, do të jeni në stadium dhe, nëse po, për kë do të bëni tifo?

Patjetër do të jem bashkë me presidenti­n e klubit, z. Farrugia. E kam pohuar edhe në mediat malteze që më kanë intervistu­ar dhe u kam thënë se do të jetë mjaft emocionues­e që një ekip shqiptar të luajë në Maltë. Gjithashtu, kam pranuar se jam me Kukësin në këtë ndeshje dhe shpresoj që të kualifikoh­et. Armand Halili

 ??  ??
 ??  ?? Çeka me skuadrën e tij në Maltë
Çeka me skuadrën e tij në Maltë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania