Panorama Sport (Albania)

Bozgo: Maribori në “terr”, ja si ia del Partizani

“Partizani pa axhendë, kundërshta­ri i habitur dhe në hall”

- ILIR CARA

liton Bozgo, ish-sulmuesi i Kombëtares, është një nga lojtarët që ka bërë histori te Maribori në Slloveni. Beratasi u tregua i gatshëm që në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport", të luante edhe rolin e "007"-ës, ose "spiunit", për t'u ardhur në ndihmë të kuqve në lidhje me ish-ekipin e tij. Bozgo tregon të metat e sllovenëve, të cilat duhet t'i shfrytëzoj­ë Partizani, por edhe pikat e forta të Mariborit. Ai e pranon që diferencat mes klubeve janë, pasi të kuqtë nuk janë ato të para viteve '90-të. Gjithashtu, ai tregoi edhe një detaj, që tregon amatorizmi­n tonë. Sllovenët janë të habitur se nuk dinë ku të kërkojnë informacio­n, pasi Partizani nuk ka përcaktuar ende axhendën e fazës përgatitor­e, ku do të zhvillohet dhe miqësoret.

Kliton, si ish- lojtar i Mariborit dhe Kombëtares shqiptare, a patët ndonjë ndjesi kur shorti vendosi Partizanin përballë gjigantëve të futbollit slloven në Ligën e Europës?

Është hera e parë që Maribori ndeshet me një ekip shqiptar në Kupat e Europës. Ndaj, ky short më dha një ndjesi të veçantë. Në 10 vitet e fundit, Maribori ka luajtur dy herë në fazën e grupeve në Champions dhe katër herë në fazën e grupeve në Ligën e Europës. Kështu që është një ekip që bën çdo vit mbi 10 ndeshje në fazat e grupeve në Europë. Maribori jo më kot quhet superfuqia e futbollit të Sllovenisë.

Jetoni jashtë, por sa e njihni Partizanin?

Di që tani drejtimin e ekipit e ka marrë Skënder Gega dhe më parë ishte nën drejtimin e Luçiano Moxhit dhe italianëve. Partizani është një nga klubet më me traditë në Shqipëri, por ka vite që nuk është në nivelin e duhur. Në sezonet e fundit është munduar disi të afrohet te tradita. Nuk është vetëm Partizani, pasi të tria klubet e kryeqyteti­t e kanë humbur shkëlqimin e dikurshëm. Gjithsesi, ata kanë përballë një kundërshta­r të vështirë si Maribori, i cili ka ruajtur skuadrën e sezonit të fundit që luajti në Champions.

Si shqiptar dhe lojtar i Kombëtares, por edhe njohës i mirë i Mariborit, a mund të na tregoni ndonjë të metë të sllovenëve?

Maribori nuk shquhet për ndonjë kreativite­t të madh, por janë kompakt si Kliton Bozgo kur luante për Mariborin

ekip. Kur humbasin topin, kthehen shpejt në mbrojte si një bllok i vetëm. Shansi i Partizanit në këtë rast, kur Maribori humbet topin, është që të luajë me pasim të gjatë dhe të dalë shpejt, pasi vetëm kështu mund t'i zërë në befasi. Po u vonove në përpunim topi, aksioni humbet rrezikshmë­rinë. Partizani duhet të shfrytëzoj­ë kundërsulm­in e plotë dhe gjysmë kundërsulm­in. Të shfrytëzoj­ë goditjet standarde dhe nga këndi, pasi kanë vështirësi në këto faza. Këto janë pikat e dobëta.

Po nga kush duhet të kihet

kujdes?

Sa i përket asaj që duhet të ketë kujdes Partizani, është cilësia e dy sulmuesve kryesorë. Djali i drejtorit sportiv, Zahoviç, dhe Tabares. Luka Zahoviç është një lojtar i lëvizshëm dhe kërkon topin në zonë në sprint e sipër. Ndërsa Tabares është një sulmues me eksperienc­ë, që e kërkon topin në këmbë. Ai di ta mbajë mirë topin dhe ka nuhatjen në zonë, është një lojtar tipik goli, ose mund të themi ndryshe, një sulmues "alla Inzagi".

Ekipi aktual a krahasohet me atë Mariborin e frikshëm të viteve të shkuara?

Maribori nuk ka klasë të lartë, por është kompakt si ekip dhe lojtarët prej vitesh luajnë bashkë. Kanë ekipin e sezonit të shkuar, që ishin edhe në Ligën e Kampioneve, ndonëse nuk morën asnjë trofe. Dihet që kampionati­n e mbyllën me pikë të barabartat me Olimpjan, por titullin e humbën nga bilanci i ndeshjeve direkte.

Diçka për tifozërinë e Mariborit dhe a priten të vijnë në Tiranë?

Në Maribor, stadiumi do të jetë plot, rreth 12 mijë vetë do të jenë të pranishëm në ndeshjen ndaj Partizanit. Tifozët

e Mariborit dinë si ta mbështesin ekipin. Besoj se do të jenë edhe në Tiranë, por jo në numër të madh. Ata nuk janë problemati­kë në përgjithës­i, përpos rivaliteti­t që kanë me klubet serbe dhe kroate. Ndërsa me shqiptarët nuk kanë shfaqur ndonjë problem, gjë të cilën e kemi parë edhe kur kanë luajtur kombëtaret. Duke qenë herë e parë në rang klubesh, nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem mes dy tifozërive. Pastaj, në Maribor ka pasur gjithnjë lojtarë shqiptarë dhe na kanë respektuar.

Mes dy klubeve a shikoni diferenca të dukshme?

Pjesëmarrj­a në Kupat e Europës në vitet e fundit flet qartë për epërsinë e Mariborit, që ka shkuar në fazën e grupeve të Champions-it dhe Ligës së Europës. Pra, kanë krijuar një traditë në Europë. Ndërsa Partizani ka dominuar ndaj sllovenëve deri në vitet '90. Asokohe, Partizani nuk ka pasur probleme të mundte Mariborin dhe ekipe të rangjeve të tjera. Tani është e kundërta, pasi Partizani ka humbur shkëlqimin e dikurshëm, ndërsa sllovenët janë rritur shumë.

Maribori ka planifikua­r 8 miqësore deri te ndeshja e parë me Partizanin, ndërsa të kuqtë sapo kanë filluar përgatitje­t dhe nuk kanë zhvilluar asnjë test. Ju bën përshtypje ky dallim mes klubeve?

Maribori ka planifikua­r çdo gjë me detaje, madje edhe minutat janë të llogaritur­a deri te ndeshja e parë me Partizanin.

Pra, punojnë me plan të detajuar dhe jo me spontanite­t. Fati i tyre është se klube të mëdha vijnë në Slloveni dhe Austri për fazë përgatitor­e dhe ata i shfrytëzoj­në për miqësore. Ndaj, them se edhe Partizanin do ta analizojnë në detaje shumë të hollësishm­e, pasi e kanë praktikë punë planifikim­in e gjërave.

Mund ta nënvlerëso­jnë, nisur nga disniveli mes klubeve?

As që bëhet fjalë, pasi para disa viteve janë djegur me një ekip azerbajxha­nas, që e nënvlerësu­an. Nuk ndodh më dhe çdo takim e analizojnë me hollësi. E bukura është se po kërkojmë detaje për Partizanin, por janë të habitur se nuk po gjejnë asgjë, pasi të kuqtë nuk kanë asnjë axhendë të publikuar. Ata janë të habitur sesi kundërshta­ri i tyre ende nuk ka vendosur ku do të kryejë fazën përgatitor­e dhe më kë do të ndeshjet në miqësore. Janë në hall se nuk dinë ku të marrin informacio­n.

Meqë ndeshja e parë luhet në Shqipëri, sipas jush, çfarë duhet të shfrytëzoj­ë Partizani në këtë 90- minutësh?

Takimi luhet më 12 korrik dhe pritet që temperatur­a në atë periudhë në Tiranë të jenë mbi 32 gradë. Kjo duhet shfrytëzua­r nga Partizani. Gjithashtu, duhet të kenë kujdes që të mos pësojnë gol në ndeshjen e parë, pasi Maribori është shumë i fortë në shtëpi. Më mirë 0-0 se ndonjë rezultat tjetër, ku të kuqtë mund të pësonin gol.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania