Panorama Sport (Albania)

Kroaci ëndrrash, Mesit i duhet një mrekulli

Ozil dhe Gomez bëjnë “sherre”, Klose sponsorizo­n Rojsin Aktorë dhe të alkoolizua­r, ja cili është ekipi më i mirë i Botërorit Kualifikoh­et Franca, Mbape likuidon Perunë Brazili do kthesën, Tite: Nejmar egoist, por nuk ia them dot Fantazma me dronë, serbë

- JETON STAMOLLA

Në tokë, me zero gola, të shtrirë, të dorëzuar... Madje, edhe me një këmbë në Buenos Aires, nga atdheu i tyre që është shumë kilometra larg Moskës, por po kaq shumë kilometra larg duken edhe 1/8-at e Kupës së Botës. Argjentina humbet 30 me Kroacinë, mbetet me 1 pikë në renditje dhe tani duhet të presë dhe të lutet për një fitore të Nigerisë sot ndaj Islandës, për të pasur disa mundësi më shumë në lidhje me një kualifikim të mundshëm. Ndërsa kroatët janë tashmë në fazën tjetër të turneut dhe me shumë meritë, madje: luftojnë, godasin, janë të përpiktë dhe të pakalueshë­m në mbrojtje, si dhe mbulojnë çdo centimetër të fushës. Modriç dhe Rakitiç janë mesfushorë­t që argjentina­sit ëndërrojnë, madje edhe Daliç është trajneri i zgjedhjeve të duhura, që argjentina­sit do ta ndërronin pa u menduar me Sampaolin.

TË HUMBUR - Ashtu siç pritej, Argjentina mund të ndizej vetëm nga një paraqitje prej alieni e Lionel Mesit, i cili edhe një herë tjetër bën fantazmën. I ndjekur nga Brozoviçi në çdo milimetër të fushës, Leo duket sikur nuk i intereson as që të tentojë t'i shmanget markimit të tij. Nën sytë e Maradonës, Mesi e nis ndeshjen me të njëjtën fytyrë të shqetësuar që kishte edhe gjatë nxehjes, madje duke masazhuar shpesh edhe kokën. Dhe ndeshja e tij do të vazhdojë mbi ato nota: asnjë shkëndijë madhështie, as që tenton të driblojë ndokënd dhe pak topa të luajtur. Peshën e Argjentinë­s nuk e mban dot mbi shpatulla. As mbrëmë të paktën... Pastaj te ndeshja, do të peshojë gabimi flagrant i Kabajeros. Pikërisht aty ndeshja mori drejtimin drejt greminës...

HORROR ARGJENTINA­S - Nuk ishte gabim, por një goditje horror... Minuta e tetë e pjesës së dytë: Kabajero merr një top mbrapa shumë komod nga Markado, por në vend që të largojë sa më larg, tenton një goditje teknike, por sfera e goditur keq ngrihet thjesht në ajër, jo më larg se një metër prej tij dhe transformo­het në një

asist për Rebiç që nuk mendohet dy herë, por fluturimth­i dërgon në rrjetë. Kroacia në avantazh, ndërsa Argjentina duket sikur përfundon nën rrotat e një treni transsiber­ian...

MODRIÇ MBYLL SFIDËN - Argjentina në kolaps, Sampaoli nuk di kujt t'i ulërijë më

parë, edhe pse këtë duhet ta bëjë mbi të gjitha me veten, ndërsa tenton që të ringrejë ndeshjen në këmbë, duke hedhur në fushë fillimisht Higuain dhe më pas Pavon e Dibala. Ky i fundit është ai që i afrohet më shumë barazimit me një goditje nga distanca,

por i mungon saktësia. Gjithsesi, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Modriçin, i cili vendos që në të 80-ën të vrasë ndeshjen dhe shumë prej shpresave të Argjentinë­s. Fantazisti­t i Realit në hyrje të zonës i lihet kohë që jo vetëm të kontrolloj­ë i qetë, por të bëjë edhe një driblim me veten dhe të vërë topin në pozicionin nga ku e dërgon me forcë dhe klas në rrjetë. 2- 0 dhe lamtumirë Argjentinë. Madje, si për të vështirësu­ar edhe më shumë situatën e bardhekalt­ërve në grup mendon shoku i Mesit: Rakitiç, i cili kishte goditur

edhe traversën me goditje dënimi, shënon edhe të tretin, pasi Kabajero grushtoi një goditje nga distanca dhe me rezultatin 3- 0 Kroacia merr "biletën" për në 1/8-at. Ndërkohë, Mesi me shokë ndoshta bëhen gati që të presin biletën kthimit në atdhe.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania