Panorama Sport (Albania)

Klubi premton titullin, Shehi ka plan të ri

Ish-portieri do flasë me Osmanin & Co që të qëndrojnë

- LLAZI SARO

kënderbeu mbetet në pozicion aspak të qetë në këtë periudhë, që duket me shumë luhatje për bardhekuqt­ë. Vendimi i KAS dukshëm që ka shkaktuar tërmet në kampin bardhekuq dhe sigurisht që në të tilla situata, të mbash ekipin nuk është aspak e thjeshtë. Një gjë të tillë po e tregojnë mjaft mirë largimet e fundit nga ekipi i Skënderbeu­t, ku pas trajnerit Ilir Daja nuk ka munguar eksodi i lojtarëve. I fundit në radhë është pa dyshim Gledi Mici, i cili para se të bënte zyrtar divorcin me Skënderbeu­n në rrjetet sociale, premtoi besnikëri, por që në fund nuk ndodhi kështu. Me largimin e Lilajt, Micit dhe mbi të gjitha Ali Souesë, që ishte e pamundur ta mbaje në këto kushte, dukshëm boshti i Skënderbeu­t ka pësuar lëkundje të shumta. Tashmë është koha që të kërkohet edhe një zgjidhje emergjente për të frenuar largimin e veteranëve në këto ditë të nxehta merkatoje.

ZGJIDHJET - Lëvizja e parë e klubit bardhekuq ka qenë e mirëmendua­r. Vendosja e Shehit në pozicionin e trajnerit duket se do të jetë çelësi i suksesit për të gjitha lëvizjet që do të bëhen në të ardhmen për ndërtimin e skuadrës. Tashmë nis puna më e vështirë, që do të jetë mbajtja e grupit në një masë të madhe dhe mbi të gjitha me shpenzime të reduktuara. Duke filluar

nga këto ditë pritet që drejtuesit të caktojnë takime të reja kryesisht me lojtarët që janë pa kontratë, takime në të cilat do të jetë i pranishëm edhe trajneri i ri i Skënderbeu­t. Prania e Shehit dhe marrëdhëni­et e mira që kishte kapiteni bardhekuq me grupin besohet se

do të shërbejnë për të bërë të mundur bindjen e të paktën disa prej titullarëv­e që të qëndrojnë. Pritet që të jetë një jave e mbushur me punë kjo për Skënderbeu­n, e cila do të kërkojë pa dyshim të ruajë pjesën më të madhe të lojtarëve. Duke filluar nga Osmani, Vangjeli, që ende nuk ka mbyllur asgjë në Greqi dhe është në dilemë për të ardhmen, dhe deri te Muzaka, janë lojtarët që pritet të vendosin të ardhmen e tyre nëse do t'i qëndrojnë besnikë Skënderbeu­t apo do ta braktisin "anijen" pas stuhisë së parë që po kalon në

këto 8 vite suksesi.

PREZANTIMI - Javën e ardhshme pritet që të jetë momenti ku do të prezantohe­t zyrtarisht edhe trajneri i ri i Skënderbeu­t. Ashtu siç pritej, mendohet të bëhet një prezantim në ambientet e "Tropikal Resort", ku do të jetë vetë presidenti Ardjan Takaj që do të bëjë me dije për të gjithë se në krye të stolit do të jetë Orges Shehi. Portieri prej vitesh është një ndër lojtarët që ka kontribuar shumë për skuadrën dhe tashmë do të ketë një detyrë të vështirë për të mbajtur pjesën kryesore të lojtarëve në ekip.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania