Panorama Sport (Albania)

Tirana prezanton bomberin maqedonas

Prezantohe­t blerja e parë për projektin "Superiore", numri i sulmuesve shkon në... 7

- ADELA MERKO

Tirana nis më në fund merkaton. Dejan Blazhevski është blerja e parë e bardhebluv­e për projektin "Superiore". Maqedonasi ka zbarkuar dje në Shqipëri, jo vetëm për të nënshkruar marrëveshj­en me ekipin e tij të ri, por edhe për t'u prezantuar në stadiumin "Selman Stërmasi". Klubi me anë të një videoje të postuar në faqen zyrtare, ka konfirmuar edhe lajmin e publikuar në numrin e 16 qershorit prej "Panorama Sport", ku njoftohej akordi paraprak me 32-vjeçarin. DETAJET E KONTRATËS Ish-lojtari i Vardarit ka firmosur kontratë sezonale, por me opsion rinovimi për një tjetër vit. Sakaq, gazeta zbulon se ai do të përfitojë një pagë që shkon në 5 mijë euro në muaj. Sulmuesi, në fakt, këtë standard ka pasur edhe kur ka luajtur në Maqedoni, ndërsa rrogën nuk e kishte më pak se 5-6 mijë euro. Karriera e tij është realisht e pasur dhe mjafton që të shohësh CV-në për ta vërtetuar, kur veç 4 sezoneve me Vardarin, ka luajtur edhe për disa ekipe greke e azere. Kishte një lloj skepticizm­i për shkak të moshës, e megjithatë performanc­a e tij te kuqezinjtë maqedonas, ka dëshmuar se vitet për të janë thjesht numra. Gjithsesi, Blazhevski­t nuk i mbetet gjë tjetër veçse ta tregojë

veten në fushë dhe me gola. SULMI I BLINDUAR Në kësi kushtesh, kryeqyteta­sit "blindojnë" ofensivën. Bashkë me Blazhevski­n që mund të luajë jo vetëm si qendërsulm­ues, por edhe sulmues i majtë, numri i lojtarëve për këtë repart

shkon në 7. Ngoo, Sentamu, Greca, por edhe të rinjtë si Halili, Bardhi dhe Muçi, janë ata që do të garantojnë golat për të kapur majat në Kategorinë Superiore. Sigurisht që nuk mund të quhet e mbyllur me sulmin, pasi nuk përjashtoh­et mundësia që

klubi të rezervojë edhe ndonjë surprizë të radhës. KARRIERA E PASUR

Ai është produkt i Vardarit, megjithatë futbollin si profesioni­st e ka nisur me Pelisterin, ku është aktivizuar për 57 ndeshje dhe shënoi 12 gola, më pas kaloi

në Greqi ku luajti për Agrotikos Asteras (64 ndeshje, 8 gola), Verian (29 ndeshje, 2 gola) dhe Pierikos ( 34 ndeshje, 2 gola). Pas aventurës në tokën helene u kthye në Maqedoni në 2012ën, ku për dy sezone u bë pjesë e Turnovos ( 50

ndeshje, 37 gola). Pas eksperienc­ës në Strumicë u zhvendos në Azerbajxha­n, por atje qëndroi vetëm një vit. Që nga 2015-ta e deri më tani, mbrojti për Vardarin. Sakaq, me kombëtaren maqedonase numëron 4 takime dhe 1 gol.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania