Panorama Sport (Albania)

Partizani, 170 mijë euro larg... Ekubanit

Dy skuadra të Serisë B synojnë gjithashtu italo-ganezin

- ARMAND HALILI

Kaleb Ekuban është dëshira e madhe e Partizanit në këtë merkato vere. Një rikthim i italoganez­it mund të zgjidhë përfundimi­sht problemet e të kuqve në repartin e sulmit, ku kanë vuajtur shumë edhe sezonin e shkuar. Por, gjithashtu do të rikthente dhe besimin e tifozëve, pasi në kampionati­n që luajti me Partizanin, Ekuban ishte një ndër lojtarët më të spikatur dhe u cilësua si një prej më të mirëve në Superiore. Por, një rikthim i tij te Partizani duket pak i vështirë, pasi futbollist­i që luan te skuadra e Lids në Angli ka një pagë të majme dhe pothuajse të papërballu­eshme për një klub shqiptar. Lojtari i ka kthyer fillimisht përgjigje negative interesimi­t të klubit të Partizanit, por "Panorama Sport" zbulon një prapaskenë. Ekuban aktualisht është nën kontratë me klubin anglez, por me uljen në stol të trajnerit Bielsa, ai nuk është më planet e skuadrës për sezonin e ri dhe më shumë mundësi do të huazohet. Sulmuesi përfiton rreth 300 mijë euro në sezon dhe anglezët janë gati që të paguajnë rreth 130 mijë euro nga kjo pagë dhe pjesën tjetër ta paguajë klubi që do të përfitojë nga shërbimet e sulmuesit. Pra, në lojë janë 170 mijë euro, që në rast se Partizani do të jetë gati t'i paguajë, atëherë mund të nisin edhe tratativat. Por, vendimtare natyrisht do të jetë edhe dëshira e vetë futbollist­it në një transferim të tillë.

Ofertat - Partizani është alternativ­a e fundit e Ekubanit dhe këtë lojtari ia ka bërë me dije edhe interesimi­t të drejtuesve të kuq, që e kanë kontaktuar me anë të një menaxheri, por asnjëherë nuk mund të thuash kurrë në futboll. Pasi nuk ka shkëlqyer te Lids ku ka pasur edhe një dëmtim, largimi është pothuajse i sigurt dhe, përveç të kuqve, kanë qenë edhe të paktën dy skuadra në Itali që kanë shprehur interesimi­n e tyre. E para është Palermo, e cila do të luajë në Serinë B dhe mund të përballojë ekonomikis­ht një transferim të tillë dhe e dyta është Hellas Verona, që gjithashtu do të luajë në Serinë B sezonin e ardhshëm. Një rikthim në Itali e josh futbollist­in që e njeh mirë ambientin, por edhe mund të rifitojë formën e tij më të mirë për t'u rikthyer ndoshta në të ardhmen sërish në kampionati­n anglez. Gjithsesi, për momentin të gjitha janë zëra merkatoje dhe nuk ka asgjë konkrete.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania