Panorama Sport (Albania)

Ish-drejtori akuzon: Te Vllaznia janë shpërdorua­r para

“Siguroja fazën falas në Itali, por drejtuesit nuk donin”

- ADMIR URUÇI

Pas përfundimi­t të sezonit, për herë të parë për mediat ka folur edhe ish-drejtori sportiv, Eugent Zekaj. Tani që ka përfunduar çdo gjë, ai është shprehur i gatshëm për të rrëfyer shumë arsye, të cilat e bënë të dorëhiqej nga klubi shkodran. Ai ka prekur gjatë fjalës së tij totalisht drejtuesit e Vllaznisë, duke i fajësuar në njëfarë mënyre për atë që ndodhi. Si e përjetuat rënien e Vllaznisë në Kategorinë e Parë? Kam qenë i përgatitur shpirtëris­ht dhe psikologji­kisht për një fund të tillë, pasi jam i pari që kam qarë e vuajtur pranë atij klubi. Ka qenë si një torturë e vërtetë për mua, pasi parashikoj­a të keqen dhe njëkohësis­ht ndihesha i pafuqishëm për ta ndaluar atë. Mundësitë dhe aftësitë e mia profesiona­le nuk mungonin, por ato u penguan dhe frenuan për t'i vendosur në shërbim të klubit Vllaznia.

Cilat janë arsyet e vërteta të largimit tuaj?

Arsyet e vërteta janë të lidhura me zhvlerësim­in e rolit tim si drejtor sportiv, me zvogëlimin e kompetenca­ve të mia, së bashku edhe me mungesën e besimit dhe respektit në aftësitë e mia profesiona­le. Kjo nga ana e eprorëve të mi, sidomos që nga periudha e verës së shkuar e më pas.

Si e komentoni një veprim të tillë të ish-drejtuesve tuaj? Të njëjtit drejtues janë po ata që edhe më kanë afruar e punësuar pranë klubit Vllaznia. Prandaj, unë nuk komentoj veprimet apo vendimet e tyre, por si çdo profesioni­st që mund të gjendet në një situatë të tillë, në pamundësi për ta ndryshuar atë, kam bërë dy hapa prapa dhe jam distancuar.

Meqenëse problemati­kat ishin që verën e shkuar, pse nuk u larguat më përpara?

Arsyeja kryesore është se deri në muajin dhjetor, kam qenë referent i UEFA-s pranë klubit Vllaznia, për projektin e skuadrës U-19 në UEFA Youth League. Kur ndërmerren bashkëpuni­me dhe projekte me UEFA-n, ato duhen respektuar e dërguar deri në fund. Falë punës së mirë në këtë drejtim, sot Vllaznia gëzon vlerësimet maksimale nga UEFA së bashku me të drejtën e vazhdimësi­së së projekteve të tjera ndërkombët­are në bashkëpuni­m me institucio­nin më të lartë të futbollit në Europë.

Po me ndërrimin e trajnerëve në muajin tetor, pas dorëheqjes së Cungut dhe ardhjes së Gjokës, menduat se mund të ndryshonit gjërat për mirë edhe për situatën tuaj?

"Moti i mirë shihet që në mëngjes" themi në Shkodër. Nuk kam qenë në dijeni dhe nuk jam pyetur fare as për dorëheqjen e të parit (Cungut) dhe as për emërimin e të dytit (Gjokës). Shembull i qartë ky, i zvogëlimit të rolit dhe funksionev­e të mia si drejtor sportiv. Prandaj, do të ishte budallallë­k, sikur të mendoja apo shpresoja që do të ndryshonte situata ime për mirë, përkundraz­i, ajo u rëndua edhe më shumë.

Cila do të kishte qenë mendimi apo rrugëzgjid­hja juaj, si drejtor sportiv në atë rast?

Mendimi im duhej të merrej atëherë nga drejtuesit dhe jo sot nga ju. Megjithatë, ju përgjigjem njëlloj siç jam shprehur në zyrat përkatëse pas asaj lëvizjeje të gabuar. Personalis­ht, nuk do të kisha pranuar dorëheqjen e profesor Cungut, të paktën deri në merkaton e janarit. Së dyti, jo pas kurrizit, por me dijeni të tij, vetëm nga ai moment do të kisha filluar të bisedoja e mendoj për alternativ­a të tjera, në rastin se ai nuk do të kishte ndryshuar mendje edhe në janar. Fakti i pranimit të dorëheqjes të parit dhe emërimi i menjëhersh­ëm i të dytit, flet qartë që lojërat ishin bërë me kohë dhe pas kurrizit.

Ju jeni i mendimit që më mirë dhe më i aftë do të kishte qenë Cungu se Gjoka?

Respekti dhe vlerësimi im është i njëjtë për kolegët në fjalë. Pa dyshim, të dy ata janë profesioni­stë të fushës dhe njohës të mirë të kampionati­t shqiptar. Mendimi im lidhet vetëm me faktin, që ndërrimi i stafeve është bërë në momentin e gabuar dhe në formën jokorrekte profesiona­lisht. Jeta na ka mësuar që kur një rrugë ndërmerret gabim, vështirë që ajo do të dërgojë në destinacio­nin e duhur, siç edhe ndodhi në fund.

Cila mund të jetë arsyeja që nuk jeni pyetur në klub nga ana e drejtuesve tuaj?

Arsyeja mendoj se ka qenë drejtësia dhe korrektësi­a ime profesiona­le, që shkonte në kundërshti­m me linjën e tyre

për të pasur çdo gjë nën kontroll dhe administri­m. Këtë mendim e kam krijuar, pasi gjatë punës time si drejtor, shpesh unë evidentoja problemati­kat e ndryshme dhe afroja rrugëzgjid­hjet e duhura, por drejtuesit më kundërshto­nin dhe nuk aprovonin ato, sidomos nga periudha e verës së shkuar dhe më pas.

Mund të na jepni ndonjë shembull me këtë rast, për ta kuptuar më mirë?

Patjetër. Verën e shkuar, për shembull, të gjithë mbajmë mend problemati­kat e lidhura me vonesën e zhbllokimi­t të fondeve dhe si rezultat zhvillimin jo në kohë, të fazës përgatitor­e. Unë një problemati­kë të tillë e kisha parashikua­r shumë më përpara dhe pa filluar vera, kam arritur të mundësoj realizimin e një faze përgatitor­e në Peruxhia të Italisë, me kosto zero. Transport, hotel, ushqim, qendër sportive, etj, çdo gjë gratis, plus dy ndeshje miqësore, me dy skuadra të Serisë A dhe B në Itali. Përmes këtij projekti, jo vetëm do të kursenim mijëra euro, por edhe do të krijonim e hapnim bashkëpuni­me dhe horizonte të reja profesiona­le për klubin tonë. Nuk u aprovua nga eprorët e mi dhe u hodh poshtë si projekt. Ky është një shembull konkret që si duket shkonte në kundërshti­m direkt me linjën e tyre për të administru­ar dhe pasur nën kontroll çdo gjë ata vetë.

E pabesueshm­e çfarë tregoni. Ju lutem mund të na jepni edhe ndonjë shembull tjetër?

Sa te doni. Mangësia e bazës së duhur materiale, për shembull duke filluar nga rrjetat e portave dhe duke përfunduar te veshjet, sidomos pranë akademisë është një nga problemati­kat që njohim të gjithë. Unë për dy vite radhazi

kam gjetur rrugëzgjid­hjen e kësaj problemati­ke. Po të njëjtën markë sportive që përdorte Vllaznia, kam mundësuar ta sjell si sponsor pranë klubit. Përmes marrëveshj­es me atë markë, do të përfitonim deri në 40 mijë euro bazë materiale gratis, plus edhe 10 mijë euro të tjera në rastin e realizimit të objektivav­e. Gjithashtu, mundësoja edhe rrugëzgjid­hjet e justifikim­eve të drejtuesve, që përdornin për të kundërshtu­ar një projekt të tillë, por ata njëlloj nuk e aprovuan atë.

Kështu del që drejtuesit tuaj paskan qenë më të interesuar që të shpenzojnë nga arkat e klubit dhe jo ta kursejnë atë?

Ku përfundojn­ë të drejtat e mia, fillojnë ato të të tjerëve. Unë nuk komentoj vendimet e tyre, edhe pse opinionin tim e kam krijuar me kohë dhe e mbaj për vete. E rëndësishm­e për mua është që unë jam munduar të bëj maksimumin dhe të jap më të mirën, në rolin dhe detyrën që mbuloja.

Po në lidhje me merkaton, keni afruar rrugëzgjid­hje që nuk janë aprovuar si rastet më lart?

Patjetër, pa fund. Mjafton t'iu përmend rastin e sulmuesit Guri, që doja ta sillja në Shkodër përpara se të shpërthent­e te Kukësi, por që nuk u mbështeta si drejtor nga eprorët për ta rikthyer te Vllaznia. Po ashtu, edhe për të talentuari­n Hebaj, për të cilin insistoja t'i garantonim me kontratë aktivizimi­n si titullar për një përqindje të caktuar të ndeshjeve. Në këtë mënyrë, nuk do ta humbisnim atë, përkundraz­i do e kishim fituar dhe favorizuar më shumë si lojtar. Shembujt janë me të vërtetë të shumtë që do të kishin sjellë progres te Vllaznia, por rrugëzgjid­hjet dhe idetë e mia ndaloheshi­n apo frenoheshi­n që në pikënisje.

Po për shitjen dhe blerjen e lojtarëve, pavarësish­t se nuk ju kanë pyetur, jeni dakord me çmimet që drejtuesit vendosnin për ata?

Absolutish­t që jo. Sipas mendimit tim, si në dalje ashtu edhe në hyrje, shpesh shifrat e çmimeve nuk janë ato të duhurat dhe nuk korrespond­ojnë me vlerat reale të lojtarëve. Për më tepër, evidentoja edhe mangësitë profesiona­le në hartimin e lidhjeve dhe marrëveshj­eve kontraktua­le për nga ana juridike, por siç thashë më lart, aty ku përfundojn­ë të drejtat e mia, fillojnë ato të të tjerëve.

Pse nuk keni folur asnjëherë nëpër media, por keni qëndruar në heshtje?

Kam vuajtur në heshtje për të mos kaluar në anën e të akuzuarit si prishës i atmosferës dhe ekuilibrav­e në klub. Vllaznia sulmohej çdo ditë nga lajme konfliktua­le të ndryshme, prandaj edhe nuk do të kishte qenë e drejtë as profesiona­lisht, që unë t'i shtoja ato.

Marrëdhëni­et tuaja me lojtarët mësohet të kenë qenë shumë të mira, aq sa të gjithë, edhe ato të larguarit, janë shprehur pozitivish­t për ju. Mos lidhet kjo me faktin se keni qenë shumë zotëri dhe i butë me ta?

Unë u jam mirënjohës atyre për respektin dhe opinionin e mirë që kanë për mua. Kjo marrëdhëni­e e mrekullues­hme lidhet dhe ndërtohet mbi raportet korrekte interperso­nale dhe profesiona­le të bashkëpuni­mit tim me ata. Të jesh i drejtë dhe profesioni­st, nuk do të thotë të jesh aspak i butë, përkundraz­i nuk kam qenë edhe aq dashamirës me ta. Personalis­ht, edhe kam ndërmarrë masa të rrepta dhe vendosur gjoba shumë herë pranë klubit. Por, ato janë falur gjithmonë dhe nuk janë zbatuar asnjëherë nga drejtuesit më të lartë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania