Panorama Sport (Albania)

Takaj: Ju tregoj të vërtetat e Skënderbeu­t

"Klubi parajsë në Shqipëri nuk mund të kthehet në ferr për tri ditë. Trajneri iku për ofertë më të mirë, ja premtimi për tifozët"

- JORGIS MEMO

Ardjan Takaj ka për të gjithë, nga trajneri Ilir Daja te mesfushori Sabjen Lilaj dhe deri te presidenti i Kukësit, Safet Gjici. 10 ditë pas rrëzimit të kërkesës nga KAS-i i Lozanës për pjesëmarrj­en e Skënderbeu­t në Ligën e Kampioneve, kreu i...

Ardjan Takaj ka për të gjithë, nga trajneri Ilir Daja te mesfushori Sabjen Lilaj dhe deri te presidenti i Kukësit, Safet Gjici. 10 ditë pas rrëzimit të kërkesës nga KAS-i i Lozanës për pjesëmarrj­en e Skënderbeu­t në Ligën e Kampioneve, kreu i klubit pranon të rrëfejë ekskluzivi­sht për "Panorama Sport" ditët e mbushura me dilema për të ardhmen e korçarëve. Prapaskena­t e UEFA-s, largimet në masë nga skuadra, projekti i ri dhe besimi se klubi do të jetë sërish në majë. "Kush nuk do të qëndrojë te Skënderbeu, le të ikë. Klubi 'parajsë' në Shqipëri nuk mund të kthehet në 'ferr' për tri ditë", thotë ndër të tjera Takaj, ndërsa mundohet të sqarojë të gjitha temat e nxehta.

Zoti Takaj, pse keni zgjedhur të heshtni pas gjithë këtyre zhvillimev­e te Skënderbeu në javët e fundit?

Pas përfundimi­t të sezonit, besoj se edhe unë kam pasur të drejtën për të pushuar. E mbyllëm me dy trofe dhe meritonim të nisnim plazhin. Gjithsesi, tani jam i gatshëm për pyetjet tuaja.

OK, po e nisim me vendimin e KAS-it* Për të dytën herë brenda tri viteve të fundit, Skënderbeu­t i hiqet e drejta e pjesëmarrj­es në Ligën e Kampioneve, në një kohë që ju ishit bindur se do të përfaqësoh­eshit në /hampions këtë edicion, pavarësish­t dënimit***

Normalisht, është një goditje e madhe për ne, për më tepër që vinim pas një sezoni super të suksesshëm. Dihet që betejën e madhe e kemi me UEFA-n për dënimin që na është dhënë, por nga ana tjetër, ishim të bindur se duke qenë çështja në gjykim nga KAS, do të lejoheshim të merrnim pjesë këtë sezon në Champions.

Atëherë, 1farë ndodhi dhe pse KAS hodhi poshtë kërkesën tuaj? [shtë shumë e thjeshtë. UEFA ka marrë përsipër se do të na paguajë të gjithë dëmshpërbl­imin në rast se ne fitojmë gjyqin në KAS. Kjo garanci e UEFA-s ia bëri edhe më të lehtë vendimin Gjykatës së Arbitrazhi­t, pra, për të mos e pranuar kërkesën tonë rreth pezullimit të efekteve të Apelit, në mënyrë që të merrnim pjesë në Champions. U la në fuqi gjithçka dhe nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të pranojmë këtë vendim, me shpresën se në fund do të jemi ne të fituarit.

Sa ndikon kjo situatë për të ardhmen e klubit?

Në këtë situatë, më shumë se goditja financiare që kemi marrë, e rëndësishm­e është vazhdimësi­a. Ekipi ishte përgatitur për të marrë pjesë në Champions dhe fakti që nuk do të jemi aty, është goditja jonë më e madhe. Të fitosh gjithçka dhe në fund të mos marrësh pjesë në kompeticio­nin që të takon, është e rëndë. Sa i përket pjesës financiare, do të luftohet deri në fund.

Si është e vërteta e gjobës 2 milion euro nga UEFA, do ta paguani apo do të prisni një herë vendimin e KAS-it?

Dënimi që ka dhënë UEFA nuk është i veçuar, por i përbashkët. Nuk kemi një limit për pagesën e gjobës, sepse kur je në një proces gjyqësor, nuk vendoset kohë. S'mund të na thonë ne pse nuk kemi paguar gjobën, në një kohë që presim vendimin e KAS. Kur të mbyllet procesi, atëherë do të vendoset, si për dënimin, ashtu edhe për gjobën.

E keni një ide se sa mund të zgjasë procesi në KAS?

[shtë shumë herët të flasim, nuk kemi asnjë informacio­n se kur mund të bëhet seanca dëgjimore.

4farë ndodhi me trajnerin Ilir Daja, pse u prishën raportet? Çdo njeri është i lirë të shikojë alternativ­at e veta dhe ku dëshiron të punojë. Daja kështu e ka menduar, nuk jam i zhgënjyer pse iku. Të bëjë çfarë të dojë.

Si ka mundësi që si ju dhe Daja konfirmoni­t rinovimin dhe tashmë vjen 6divorci6***?

Te Skënderbeu nuk qëndron njeri me zor, ose më saktë unë nuk marr njeri me detyrim në ekip. Këtu do të vazhdojnë ata që kanë kontratë me ne, si dhe kanë dëshirën e vullnetin për të qenë pjesë e Skënderbeu­t. Ndërsa pjesa tjetër nuk më intereson fare çfarë bën.

Në vitin më të suksesshëm të Skënderbeu­t ikën trajneri* Nuk besoj se kjo është di1ka pozitive për një klub kampion***

Kush trajner nuk ka fituar trofe me Skënderbeu­n]^ Të gjithë kanë fituar dhe më pas kanë ikur. Josa mori katër tituj. Ju thash, kush ka dëshirë të vazhdojë, OK, në të kundërt, të ikin. Skënderbeu­n e bëj unë o zotëri, nuk e bën trajneri. Nuk është Daja i pari që bashkëpuno­j. Çfarë kam bërë, e di unë. Kjo është situata dhe këto janë kushtet e Skënderbeu­t. Daja, me sa duket, kishte një ofertë më të mirë, kështu që unë nuk e ndaloj. Kontrata me të mund të quhet

e mbyllur.

Atëherë pse nuk e prezantoni trajnerin e ri?

Nuk ka lidhje kontrata e Dajës me prezantimi­n e trajnerit të ri. Mund ta quajmë zyrtarisht Orges Shehin trajner të ri të Skënderbeu­t?

Do të ulemi të vendosim të gjitha piketat për sezonin e ri. Aktualisht, Orges Shehi është njeriu që po me merret me skuadrën dhe në ditët e ardhshme do të bëjmë prezantime­t zyrtare.

Të flasim pak për largimet* I pari ishte Sabien Lilaj, i cili përmes 6Panorama Sport6 ju bëri thirrje se duhet ta shlyheni***

Nuk ka problem fare, çdo njeri është i lirë të flasë kundër Skënderbeu­t, si të ketë qejfin. Mua nuk më shqetëson asnjë zë i tillë, sepse në gjithë këto vite Skënderbeu ka qenë një 'parajsë' për lojtarët dhe nuk mund të kthehet për tri ditë në 'ferr'. Jemi shumë të qetë dhe absolutish­t nuk na bëjnë aspak përshtypje të tilla deklarata.

4farë do bëhet me lojtarët që janë nën kontratë dhe nuk janë larguar ende?

Kush të ketë qejf të qëndrojë. Kush të mos ketë qejf, të largohet. Ata që janë nën kontratë nuk diskutohet që do të qëndrojnë, ndërsa pjesa tjetër është e lirë të bëjë çfarë dëshiron. Unë e kam pasur si parim në gjithë këto vite, që te Skënderbeu do të afrohen vetëm ata futbollist­ë që vijnë me qejf për të luajtur në Korçë. Kush lojtar shikon mundësi më të mira, është i lirë të vazhdojë.

Pse duhet të besojnë te ju tifozët kor1arë, të cilët prisnin ta shikonin Skënderbeu­n në /hampions dhe tashmë aty do të luajë Kukësi?

Unë nuk jam profet, por ata më njohin se çfarë kam bërë dhe çfarë jam në gjendje të bëj. Premtimi im është që Skënderbeu do të

jetë sërish pretendent, siç ka qenë çdo sezon. Nuk premtoj se do të jemi Reali i Madridit, por ama një Skënderbe pretendent për kampionati­n shqiptar. Ky është qëllimi ynë, nuk themi se do të bëjmë mrekullira.

Përflitet se jeni duke shitur lojtarë si Gavazaj, 9hejms apo Nimaga* Na zbuloni di1ka?

Skënderbeu ka qenë gjithmonë i hapur. Cili klub ka lekët gati, atëherë mund të vijë te ne dhe të paguajë për kartonin e lojtarëve. Nëse do të ketë oferta konkrete, me dashamirës­i do të presim cilindo klub që interesohe­t për lojtarët tanë. Natyrisht do të shikojmë interesat tona dhe nuk do të ketë kufizim për asnjë futbollist. Kjo është politika që kemi ndjekur për gjithë këto vite. Për momentin kemi disa oferta, por po i shqyrtojmë. Nëse do them emra tani, e sigurt që do të prishen bisedimet. Janë disa klube të huaja që duan lojtarët tanë, por kur të sjellin lekët, atëherë do të veprojmë.

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka deklaruar se pret ndonjë lojtar të mirë nga Skënderbeu?

Gjicin e kemi ndihmuar dy vite më parë, por më pas doli dhe deklaroi që lojtarët e Skënderbeu­t i humbën ndeshjen. Kështu që...

Do të huazoni ndonjë lojtar në klubet që marrin pjesë në Europë?

Përveç Dejvi Bregut që do të luajë për Luftëtarin, askush tjetër nuk do të ikë në formë huazimi nga Skënderbeu.

Më konkretish­t, 1farë do të bëhet me 9hejmsin?

Ka tri oferta konkrete, por nuk kemi vendosur ende. Shkëndija e Tetovës, :abala apo***?

Nga Shkëndija s'ka ardhur asnjë ofertë. Për të tjerët, do flasim...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania