Panorama Sport (Albania)

Notat e Gjermanisë

-

NOJER 7 - Dy pritje madhështor­e, të dyja ndaj Bergut. E dyta, pikërisht në sekondat e fundit të pjesës së parë, e cila ishte jetike për të mbajtur në "jetë" Gjermaninë. I pazëvendës­ueshëm për ekipin e tij.

KIMISH 6,5 - Ndeshje më e mirë sesa me Meksikën. Hedh një mori me krosime, disa në lartësi të ulët dhe shumë të rrezikshëm. BOATENG 4 - Një fatkeqësi! Nuk jep siguri, falet në minutat e para nga arbitri dhe VAR-i, pas shtrin në zonë Bergun. Më pas merr dy të verdhë të shpejtë dhe lë me 10 lojtarë në fund skuadrën e tij. RYDIGER 5,5 - Pak i sigurt. Gjithmonë jashtë orbite nga lëvizjet e shpejta në zonë të Toivonenit dhe në kohë vonesë në momentin e golit.

HEKTOR 5 - Jashtë forme, asnjëherë në ritëm me ndeshjen. Në të 87-ën i lë vendin Brandit (pa notë), i cili hyn dhe shkund shtyllën. I pafat!

RUDI 6 - Luan një gjysmë ore pozitive në mesfushë. I përqendrua­r dhe i sigurt. Më pas goditet në hundë dhe braktis sfidën. Në të 31-ën e zëvendëson Gyndoanin (nota 6.5), me të cilin zotërimi i topit përmirësoh­et. Duhet të jetë gjithmonë titullar në këtë skuadër. KROS 7 - Për rëndësinë e golit... Sepse pas një ndeshjeje negative, në të cilën humbi topin për avantazhin suedez, merr të gjithë përgjegjës­inë e takimit dhe të gjithë skuadrën e tij mbi shpatulla, duke gjetur edhe golin e fitores në të 95-ën. Goditje prej kampionësh... Goditje "alla Toni Kros".

ROJS 6,5 - Me fat në momentin e golit, por i rëndësishë­m. E tepron kur kërkon një gol të dytë me thembër, por shoqëron gjithmonë aksionet. Mund të bëjë edhe më shumë.

MYLER 5,5 - Pak i frymëzuar, pak konkret. Duket sikur asnjëherë nuk e kupton se ku do të përfundojë topi. Të kuptuarit e drejtimit të sferës ishte karakteris­tika e tij më e fortë.

DRAKSLER 5 - Dy herë me radhë në kohë vonesë në pozicion, dy gabime të pafalshme. Me kalimin e minutave eklipsohet totalisht dhe nuk del nga dhomat e zhveshjes. Në pjesën e dytë e zëvendëson Gomez (nota 6), i cili me fizikun e tij i jep gjallëri sulmit të shuar gjerman. Prezent kudo, por pak i saktë në goditje. I ndryshkur!

VERNER 6 - Në pjesën e parë meriton 5 për lëvizjet e pakta në zonë, por i transferua­r në korsinë e majtë, bën një pjesë të dytë për notën 7, sepse gjithmonë krijoi superiorit­et numerik dhe përhapi panik te suedezet. Trajneri Lëv 6 - Këtë herë i falet klasit të kampionit, por kjo Gjermani ka një mbrojtje të turpshme dhe has shumë vështirësi në ndërtimit e lojës nga qendra. Gjithsesi, godet me zëvendësim­et e tij dhe ndoshta kjo fitore do ta shkundë edhe atë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania