Panorama Sport (Albania)

Anderson akuzon: Gjermanët na tallën pas golit

Trajneri i Suedisë, i zhgënjyer pas humbjes

-

Në çastet e fundit të sfidës mes Gjermanisë dhe Suedisë, kur edhe gjermanët po festonin golin e vonë të Krosit, një sherr ka ndodhur mes pjesëtarëv­e të dy pankinave. Trajneri i Suedisë, Jan Anderson, u përfshi në një debat të nxehtë me menaxherin e Kombëtares gjermane, Oliver Birhof. Gjermanët akuzohen për mosrespekt­im dhe thuhet se kanë bërë gjeste te drejtuesit suedezë, teksa po vraponin për të festuar golin e vonë, siç raportojnë mediat nga Suedia.

REAGON ANDERSON - Një ndeshje me të vërtetë e çmendur ishte ajo e djeshmja në Soçi.

Suedezët shënuan të parët, por nuk arritën në fund të merrnin qoftë edhe një pikë që do t'i kishte mbajtur ata në lojë. Ndonëse, matematiki­sht ata kanë akoma mundësi, nëse mundin Meksikën në ndeshje direkte ose nëse gjermanët nuk do të fitojnë ndaj koreanëve. Trajneri Anderson ishte shumë i zhgënjyer

me këtë humbje në sekondat e fundit. Ai u shpreh se skuadra e tij luftoi deri në minutën e fundit për të dalë e pa mposhtur ndaj "Pancerave". "Disa nga stoli gjerman nuk treguan respekt ndaj nesh, pasi fituan në sekondat e fundit. Ata filluan të bënin gjeste dhe kjo më mërziti shumë. Kur lufton për 90 minuta, në fund duhet të ketë një shtrëngim duarsh dhe jo të sillesh siç bënë gjermanët sot (dje). Më vjen keq që pas 95 minutash nuk arritëm të dilnim me pikë. Jam shumë i zhgënjyer. Pamjet filmike në stadium treguan që në pjesën e parë kishim të bënim me një 11-metërsh".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania