Panorama Sport (Albania)

Heroi Kros: Duhen bo... që të luash si unë pas gabimit

"Shumë njerëz do ishin lumturuar po të eliminohes­him"

-

FIFA shpalli Marko Rojsin lojtarin e ndeshjes, edhe pse shumëkush nuk sheh diferencë me heroin e golit më të vonë në historinë e "Pancerave", atë të Toni Krosit. Mesfushori i Realit të Madridit shënoi në minutën 94:42 dhe ky ishte goli më i vonë i shënuar ndonjëherë nga Gjermania në një ndeshje me kohë të rregullt në një Kupë Bote. "Në tërësi, nuk i shfrytëzua­m fazat në të cilat ishim mirë. Shpërdorua­m rastet për të kaluar në avantazh. Por ashtu siç luftuam, në fund e merituam. Goli i parë erdhi për shkak të një gabimit tim. Por duhet të kesh bo... që të luash kështu pas një gabimi. Tani duhet të përmirësoh­emi, sepse nuk kemi shumë kohë dhe pastaj duhet të mundim Korenë e Jugut. Ky Botëror është realisht i çmendur deri tani, por është normale që në një kompeticio­n si ky të mos ketë kurrsesi ndeshje të lehta", tha heroi i kampionëve të botës, Toni Kros.

Kros, na tregoni emocionet e para pas një fitoreje të çmendur...

Çfarë të them M Mendoj se në tërësi i shfrytëzua­m shumë pak fazat e ndeshjes në të cilat po luanim mirë. Në 10 minutat e para, por edhe pas barazimit dështuam që të marrim avantazhin. Pastaj e lamë lojën që të ekuilibroh­et. Por ashtu siç luftuam, mendoj se e merituam.

Emocione të papërshkue­shme ato në çastet e fundit...

Gëzimi është i madh. Do të na kishin kritikuar shumë. Kishim ndjesinë se shumë njerëz në Gjermani do të ishin lumturuar nëse ne do të ishim eliminuar, por nuk do t'ua bëjmë kaq të thjesht.

Duhet forcë karakteri, pasi bëtë një gabim te goli i parë dhe u ringritët në këtë mënyrë.

Natyrisht që goli i parë ishte përgjegjës­i e imja. Por kur gjatë një ndeshjeje bën 400 pasime, atëherë dy nuk do të jenë të mira. Kjo ndodhi edhe me mua. Por duhet të kesh gjithashtu bo... që të luash në atë mënyrë pas gabimit. Por këtë e shohin vetëm pak veta.

Por Gjermania nuk është kualifikua­r ende. Tani është edhe ndeshja e fundit kundër Koresë së Jugut.

Objektivi ynë ishte që të fitonim këtë ndeshje. Tani duhet të përmirësoh­emi. Nuk kemi shumë kohë dhe duhet të mundim Korenë e Jugut. Ka kombinime që ne mund të eliminohem­i edhe me një fitore, kështu që duhet të bëjmë ndeshjen e duhur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania