Panorama Sport (Albania)

Lëv: U thashë të ruanin nervat

“Kjo ndeshje ishte një sinjal i mirë për skuadrën, tani kemi një moral të lartë”

-

rajneri Joakim Lëv ishte shumë i gë zuar pas ndeshjes dramatike kundër Suedisë në Soçi. Gjermani shpërtheu nga gëzimi në golin e shënuar nga Toni Kros në minutën e 95-të. Gol ky që ishte shumë i rëndësishë­m për ecurinë e skuadrës në Botëror. Tani "Pancerat" do të luajnë finalen e dytë ndaj Koresë së Jugut që u mund nga Meksika me rezultatin 2-1.

Si e përjetuat këtë fitore? Ashtu siç shkuan gjërat, sigurisht që jam shumë i kënaqur. Fituam edhe pse ishim me dhjetë lojtarë. Në fund mendoj që ishte një fitore e merituar nga ana jonë. Ne besuam te vetja dhe i qëndruam këtij besimi deri në sekondat e fundit. Edhe pse nuk ishim të saktë në finalizimi­n e aksioneve, në fund treguam që jemi një skuadër me moral dhe karakter. Në një ndeshje të tillë është normale që emocionet të kalojnë më shumë se zakonisht.

Çfarë i thatë skuadrës në pushimin e pjesës së parë?

I këshillova lojtarët që të ruanin qetësinë. Kishim 45 minuta kohë të lodhnim kundërshta­rin dhe ta sulmonim më shpesh. Shanset do të vijnë. Dhe po të shohësh ndeshjen, kishim disa raste të mira me Gomez dy herë dhe Brand që goditi shtyllën.

Goli i pësuar jua vështirëso­i lojën, si reaguat?

Suedezët kishin vetëm 2 raste të pastra dhe njërën nga ato e realizuan me sukses. Të dyja erdhën nga një gabim në pasim nga lojtarët tanë. Kjo mund t'i ndodhë edhe një lojtari të madh si Toni Kros. Ndaj dhe jam më shumë i gëzuar për golin e

tij në fund.

Lënia në stol e Ozil, çfarë komenti keni?

Turneu është akoma i gjatë dhe sot (dje) treguam që çdo lojtar është i rëndësishë­m për skuadrën. Mesut Ozil është një lojtar që do të na duhet në të ardhmen. Ai

është një lojtar me kualitet të madh dhe skuadra ka nevojë për të. Ndërsa Mats Humels kishte dëshirë të luante, por stafi mjekësor mendoi që do të ishte shumë e rrezikshme. Ai ishte shumë nervoz para ndeshjes, pasi dëshironte të ishte me shokët në fushën e Momenti kur Rudi mori një goditje në fytyrë. Mesfushori nuk mund të luante më pas këtij momenti edhe stafi mjekësor priti disa minuta që gjendja e tij të përmirësoh­ej

lojës. Mats është një mbrojtës me shumë eksperienc­ë dhe ne kemi nevojë për atë ashtu si dhe për Mesut. Në ndeshjen e ardhshme do të jetë me shumë mundësi në fushën e lojës. Si është gjendja e Rudit? Ai ka thyer hundën. Do të shohim në ditët në vazhdim se çfarë mund të bëjmë. Gjatë dëmtimit të tij u krijua një situatë kaotike. Besoj se mund të jetë të mërkurën me skuadrën.

Çfarë plani keni për ditët në vazhdim?

Për dy orë do të nisemi për në Moskë. Nesër (sot) do të jetë një ditë pushimi. Kemi edhe një ndeshje që duhet ta fitojmë me patjetër nëse duam të vazhdojmë rrugëtimin tonë në Rusi. Një fitore e tillë mund të jetë një sinjal i mirë për moralin e skuadrës. Kjo do të na shërbejë për ndeshjet e ardhshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania