Panorama Sport (Albania)

Çmenduria, edhe po mundi Korenë, Gjermania rrezikon

Askush s’është kualifikua­r dhe eliminuar ende në Grupin F

-

jë grup i komplikuar, ashtu si fitorja e Gjermanisë ndaj Suedisë. Gjermania nuk ia ka dalë ende dhe mund të mos ia dalë edhe në rast se do të fitojë ndeshjen e fundit kundër Koresë së Jugut (i duhet të triumfojë me të paktën 2 gola diferencë). Sepse në Grupin F nuk është kualifikua­r askush dhe nuk është eliminuar askush. Prandaj, kampionëve të botës do t'u duhet ndihmë. Meksika kryeson me 6 pikë (+2), Gjermania renditet e dyta me 3 pikë (+0), Suedia e treta me 3 pikë (+0) dhe Koreja e Jugut e fundit me 0 pikë dhe (- 2 diferencë golash). Por si kualifikoh­et secila skuadër?

GJERMANIA KUALIFIKOH­ET KUR:

- fiton ndaj Koresë së Jugut dhe Suedia nuk fiton kundër Meksikës.

- fiton ndaj Koresë së Jugut dhe diferenca e golave të gjermanëve është më e mirë se ajo e Meksikës apo Suedisë.

- barazon ndaj Koresë së Jugut dhe Suedia humbet kundër Meksikës.

- barazon ndaj Koresë së Jugut dhe Suedia kundër Meksikës përfundon barazim dhe pastaj diferenca e golave është më e mirë se e suedezëve.

- humbet ndaj Koresë së Jugut, Suedia humbet kundër Meksikës dhe pastaj diferenca e golave të gjermanëve është më e mirë se ajo e Suedisë dhe Koresë së Jugut.

MEKSIKA KUALIFIKOH­ET KUR:

- fiton ose barazon ndaj Suedisë.

- humbet kundër Suedisë, ndërsa Gjermania nuk fiton ndaj Koresë së Jugut.

- humbet kundër Suedisë, ndërsa Gjermania fiton

RREGULLORJ­A Dy ekipet e para të grupit kualifikoh­en në fazën e 1/8-ave. Por çfarë thotë rregullorj­a e FIFA-s kur asgjë nuk është vendosur. 1. Numri i pikëve.

2. Golavarazh­i total.

3. Skuadra që ka shënuar më shumë gola

(nuk llogariten golat e pësuar).

Por, nëse as këto tre kritere nuk e kanë përcaktuar ende skuadrën e kualifikua­r?

1. Pikët në përballjet direkte.

2. Golavarazh­i i ndeshjeve direkte.

3. Skuadra që ka shënuar më shumë në ndeshjet direkte.

4. Skuadra më "Fair Play", kartonët e verdhë dhe të kuq.

5. Short nga Komiteti i FIFA-s.

kundër Koresë dhe pastaj diferencën e golave e ka më të mirë sesa gjermanët.

SUEDIA KUALIFIKOH­ET KUR:

- fiton ndaj Meksikës dhe Gjermania nuk fiton ndaj Koresë së Jugut.

- fiton ndaj Meksikës dhe Gjermania fiton ndaj Koresë së Jugut dhe pastaj diferenca e tyre e golave është më e mirë sesa ajo e Meksikës apo Gjermanisë.

- barazon ndaj Meksikës dhe Gjermania humbet ndaj Koresë së Jugut.

- barazon ndaj Meksikës

dhe Gjermania barazon ndaj Koresë së Jugut dhe pastaj diferenca e golave është më e mirë se e Gjermanisë.

- humbet ndaj Meksikës dhe Gjermania humbet ndaj Koresë së Jugut dhe pastaj diferenca e golave është më e mirë se ajo e Gjermanisë dhe Koresë së Jugut.

KOREJA E JUGUT KUALIFIKOH­ET KUR:

- fiton kundër Gjermanisë dhe Suedia humbet kundër Meksikës dhe pastaj diferenca e golave është më e mirë sesa e Gjermanisë dhe Suedisë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania