Panorama Sport (Albania)

REAGIMET Nga Meta tek Ambasadorj­a e SHBA-ve, ja si festoi politika

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, organizoi një "fun club" për tifozët, të cilët ndoqën ndeshjen Zvicër- Serbi. Pas ndeshjes, Meta realizoi një lidhje nga Presidenca me emisionin "Debati në Channel One". Veç të tjerave, gazetari i "Panorama Sport", Skerdilaid Sulozeqi, i cili ishte i ftuar në këtë studio e pyeti presidenti­n se nëse do të gjuante një penallti dhe Shqipëria do të shkonte në Botëror, me cilën këmbë do ta gjuante penalltinë me të majtën apo me të djathtën. Ja përgjigjja e presidenti­t: "Pyetja është tepër provokuese. Mbaj mend se kur ishim tifozë dhe ishim fëmijë të vegjël, luante Agim Murati. Ai ishte një futbollist i jashtëzako­nshëm që i bënte golat me kokë dhe zakonisht ishte një tifoz i njohur i Partizanit, që sa herë kishte një problem thoshte penallti arbitër, ta gjuajë Murati me kokë. Unë do preferoja më mirë ta gjuaja me kokë", u shpreh Meta. POLITIKA - Gjithashtu, politika është bërë bashkë në urimet ndaj Xhakës dhe Shaqirit, teksa në rrjetet sociale kryeminist­ri Edi Rama dhe ish-kryeminist­ri Sali Berisha kanë shpërndarë fotot e djemve shqiptarë. Nga ana tjetër, shtypi serb ka kritikuar postimet e politikanë kosovarë. "A do të mundin djemtë tanë ta mundin Serbinë? Besoj se po", shkroi para ndeshjes, Behgjet Pacolli, ministri i Jashtëm i Kosovës. Kurse Flora Çitaku, Ambasadore e Kosovës në USA, shkroi: "Dy shqiptarë të Kosovës kanë vendosur fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë. Familjet e tyre kanë shkuar në Zvicër gjatë kohës së luftës, sot (dje) ata shënuan dhe fituan. Sporti ndonjëherë është më shumë se sport. Jeni pjesë e historisë, ju dua shumë".

 ??  ?? Festa e Granit Xhakës te goli i barazimit ndaj Serbisë
Festa e Granit Xhakës te goli i barazimit ndaj Serbisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania