Panorama Sport (Albania)

Bën shqiponjën dhe mbron shqiptarët: Kanë të drejtë, kanë vuajtur luftën

Kapiteni Lishtajner: U provokuan prej serbëve

-

Fundi i ndeshjes mes Serbisë dhe Zvicrës u karakteriz­ua nga deklarata që morën drejtim politik. Kjo, për vetë festën që bënë autorët e dy golave për Zvicrën, Xhaka dhe Shaqiri. Mirëpo, nëse festa e tyre me shqiponjë, tregon simbolin e Shqipërisë në Rusi, i habitshëm ishte vetë reagimi i kapitenit helvet, Stefan Lishtajner. Ish-mbrojtësi i Juventusit, që tashmë do të jetë pjesë e Arsenalit, ka formuar edhe ai shqiponjën në momentin e golit të dytë të Zvicrës.

MBROJTJA - Kapiteni i Zvicrës u ka dalë në mbrojtje shqiptarëv­e me gjestin e tyre. "Pse të mos festojnë me shqiponjë? Nuk ka asgjë të ndaluar. Ajo është historia e tyre. Kanë përjetuar luftën dhe mes Shqipërisë dhe Kosovës ka një histori të gjatë në mes, të cilën e kam dëgjuar edhe prej babait të njërit prej shqiptarëv­e që kemi në skuadër. Ne kemi disa shqiptarë në skuadër dhe kjo ishte më shumë sesa futboll. Gjithçka vjen për shkak të periudhës së luftës që ju ka sjellë shumë

probleme", tha Lishtajner për "goal.com".

PROVOKIMI - Pala serbe pretendon se ky është një provokim i hapur i shqiptarëv­e që janë pjesë e Zvicrës, por përgjigjja më e mirë u vjen nga një zviceran. Lishtajner ka një përgjigje edhe për këtë gjë. "Para kësaj ndeshje-

je, këta lojtarë kishin një provokim të madh. U provokuan gjatë gjithë kohës prej serbëve dhe reagimi i tyre pas golave ishte normal", ka vijuar Lishtajner.

FITORJA - Mbrojtësi ka komentuar edhe rezultatin e ndeshjes. Jam shumë i lumtur për fitoren, pasi është një hap i madh drejt

kualifikim­it, i cili ishte edhe objektivi ynë. Në pjesën e parë vuajtëm dhe nuk bëmë çfarë duhet të bënim, por në të dytën gjetëm ritmin e duhur dhe i krijuam probleme Serbisë. Serbia është skuadër e mirë, por krejt ndryshe nga Brazili, i cili ka kualitete të larta", është shprehur Lishtajner.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania