Panorama Sport (Albania)

Nga fusha te Vuçiç, të gjithë kundër shqiptarëv­e

Tadiç: Na penalizoi VAR, s'duhet t'i lejonim të festonin

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Disfata më shije sh qiptarie nuk është kapërdirë nga lojtarët e Serbisë, e aq më pak nga krerët serbë. Deklarata nga të humburit nuk kanë munguar në të gjitha nivelet, teksa humbja është përshkruar me një qëndrim "diplomatik", ku nuk kanë munguar edhe thumbat në drejtim të lojtarëve me origjinë shqiptare në formacioni­n e Zvicrës.

Presidenti- Humbja e dy ditëve më parë është komentuar edhe nga presidenti serb,

Aleskandër Vuçiç, i cili në lidhje me ndeshjen tha: "Nga kjo humbje marr spunto për të qenë i lumtur. Jam krenar që edhe në momente të trishta jemi të bashkuar duke treguar dinjitet dhe krenari. Jemi të mërzitur nga humbja sepse e duam vendin tonë dhe nuk urrejmë

askënd". Duke vijuar më tej, në deklaratën e tij, Vuçiç komentoi edhe sjelljen e dyshes shqiptare Xhaka-Shaqiri, themelet e fitores helvete ndaj Serbisë. "Nuk kemi nevojë të thurim himne ndaj askujt. E duam atdheun tonë dhe kemi besim se do të fitojmë ndeshjen e radhës. Nëse kjo ndodh, do të krenohemi me lojtarët tanë", përfundoi Vuçiç që nuk harroi të uronte Rusinë për ecurinë në Kupën e Botës.

Ankesa- Zvicra fitoi 2- 1 ndaj Serbisë. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin autorët e golave, të cilët zgjodhën të festonin me shqiponjë dykrenore. Mesfushori serb, Dushan Tadiç, ishte në lot në përfundimi­n e ndeshjes, teksa shprehet se futbollist­ët e Serbisë mund të parandalon­in festimet me shqiponjë që u bënë përpara syve të tyre. "Jam zemëruar me gjithçka ndodhi në atë takim, e sidomos për humbjen dhe mënyrën sesi ajo erdhi. Sigurisht kemi edhe ne gabimet tona, por mendoja se ishim gati për një ndeshje të tillë e për të luajtur në mënyrë sa më inteligjen­te. Mendoj se i dhamë shumë hapësirë dhe çdo top u përkiste zviceranëv­e". Nuk mund të mungonte edhe një opinion në lidhje me festën e dy shqiptarëv­e të Zvicrës, për të cilët Tadiç tha: "Nuk duhet t'i lejonim të festonin në atë mënyrë. Duhej dhe mund të kishim parandalua­r atë lloj festimi", ka përfunduar deklaratën e tij Tadiç.

Kapiteni serb

- Për Aleksandër Kolarovin, fajtor më shumë se shqiptarët ishte arbitri për mënyrën sesi e menaxhoi takimin. Në fjalën e tij, kapiteni i Serbisë sqaroi: "Nuk mund ta besoj që na caktuan arbitër gjerman. FIFA nuk duhet të gabojë në këtë mënyrë. Gjatë gjithë takimit, lojtarët e Zvicrës komunikoni­n në gjermanish­t me arbitrin. Në tonaliteti­n e saj ishte një ndeshje që mund ta kishim fituar, por na u mohua edhe një 11-metërsh i dukshëm. Besoj se dikush duhet të na shpjegojë përdorimin e teknologji­së dhe në çfarë rrethanash vihet në punë sistemi VAR".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania