Panorama Sport (Albania)

Maradona: Shpresoj që tek Argjentina të jenë rrahur mes tyre

"(ajin e ka federata dhe trajneri që nuk di )*bën"

-

Diego Maradona nuk është nga ata që fshihen pas situatave dhe dallohet si një personazh që thotë gjithmonë atë që mendon. I zhvendosur në Rusi, ai vazhdon të drejtojë "La Noche del 1;". Në edicionin e radhës së emisionit të tij, Diego ka kritikuar ashpër skuadrën argjentina­se dhe futbollist­ët e saj. Humbja me Kroacinë mund të kushtojë rëndë dhe mund të shndërrohe­t në një njollë turpi në futbollin argjentina­s. Lidhur më disfatën e fundit të Mesit me shokët, Maradona ka thënë: "Do të ishte mirë sikur dikush nga futbollist­ët në këtë moment të ishte duke mbajtur një qese me akull në fytyrë. Kjo nuk po ndodh sepse në dhomat tona të zhveshjes askush nuk ka këllqe për të dhënë edhe ndonjë shuplakë". Aludimi i "Pibe D':r" ka të bëjë me faktin se lojtarët nuk po reagojnë. Në skuadër nuk ka ballafaqim­e, të cilat sipas Diegos në këtë moment mund të ndihmonin ekipin të kthente faqe.

SAMPAO ! - Analiza e ishkampion­it të botës në 1<=> vijon më tej dhe bëhet akoma më e pamëshirsh­me. "Pësuam tre gola dhe askush nga djemtë tanë nuk dha maksimumin, sepse për të lënë këmbët në fushë as që bëhet fjalë. Kroacia nuk është as Brazili, as Gjermania dhe as Spanja. Nuk e kuptoj sesi njerëzit mendonin se Horge Sampaoli do të na zgjidhte problemet tona me kompjuterë dhe dronë. Kur mori Argjentinë­n erdhi me 1? asistentë, por skuadra jo vetëm që nuk është përmirësua­r, por po luan edhe më keq se më parë. Nuk dimë të mbrojmë, nuk kemi zgjidhje në mesfushë, e aq më pak të ndërtojmë një fazë sulmuese të denjë", deklaroi Maradona i nervozuar.

ME "#E PA $A% - Përveç "gjyqit" të Sampaolit, ish-numri dhjetë në rolin e drejtuesit të emisionit fajëson edhe federatën e vendit të tij, sidomos presidenti­n Klaudio Tapia. "Federata argjentina­se udhëhiqet nga njerëz që nuk e kanë idenë e futbollit. Ata po e fusin Argjentinë­n në një qorrsokak", tha Maradona, nga kritikat e të cilit shpëtoi vetëm Leo Mesi. Në lidhje me yllin e formacioni­t të Sampaolit, Diego sqaroi: "Leo luan në maksimumin e mundësive të tij. Akuzat ndaj tij janë të papranuesh­me, sepse nuk i takon Leos të zgjidhë problemet taktike apo të mbulojë gabimet e shokëve".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania