Panorama Sport (Albania)

Modriç, 88 kg që spostuan botën e futbollit

-

Një pjesë e mirë e botës u habit disa ditë më parë nga madhështia e Luka Modriçit. Megjithëse është njësoj si të zbulosh zotësinë e Da Vinçit duke e parë të vizatojë, nuk duhen gjykuar ata që për një arsye apo një tjetër nuk e njohin "Krujfin" kroat. Kot nuk thonë, më mirë vonë se kurrë. Një e vërtetë absolutë në këtë mes ndodhet^ Numri dhjetë i veshur me blu _ fanella kroate ` bëri një mori njerëzisht ta dashuronin në shikim të parë. Futbolli i wwvjeçarit është në kufijtë e sublimes, madje prej disa vitesh, por ja që Luka Modriç deri pak kohë më parë nuk ishte shfaqur kurrë në të tilla nivele. Aktualisht mund të thuhet me plot gojën se është një ndër tre lojtarët më të mëdhenj në nivel global. Për vendin e parë, atij i duhet të duelojë me "njëfarë" Kristiano Ronaldon. Për fatin e keq të dy janë shokë skuadre te Reali i Madridit dhe teoria është e qartë^ xfarë trofeu fiton njëri, e fiton edhe tjetri. Ronaldo ka meritën e të rezultuari­t vendimtar me golat e tij, por pakkush e di çfarë do të ishin "Los Blanco"- s pa Modriçn. Karriera e mesfushori­t nisi vite më parë kur në stërvitje shkonte me tutat e Milanit, ndërsa në fushë zbriste me palestrina si të Ronaldo "Fenomenit". Në fillimet e tij e krahasonin me Pirlon, teksa sot Luka ka vendin e tij në Olimpin e më të mëdhenjve të futbollit. Trajneri i parë, Tomislav Basiç, kishte frikë se lufta mund të dëmtonte një fenomen të ardhshëm, pavarësish­t skeptikëve që shikonin te Modriç talent, por edhe brishtësi sepse peshonte fare pak. Basiç sot nuk jeton më, por kudo qoftë nuk shqetësohe­t më për Lukën, me {{ kilogramë ai tashmë mund të spostojë të gjithë botën...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania