Panorama Sport (Albania)

Skarcoi Uillianin, por Kosta humbet Serbinë

Alarm në krahun e djathtë, Danilo humbet Botërorin

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Zhvilloi 45 minuta shumë të mira kundër Kosta Rikës dhe mund të ishte një lajm shumë i mirë për trajnerin Tite në prag të ndeshjes së fundit në grupe, por muskujt e lënë në "baltë" Duglas Kostën. Sulmuesi i Juventusit ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshë në fundin e ndeshjes me Kosta Rikën dhe nga analizat paraprake rezulton se ai nuk do të jetë i gatshëm për duelin e fundit në grupe me Serbinë. Për fat të keq, Tite duhet t'i besojë sërish Uillianit, edhe pse statistika­t e ndeshjes së të premtes ishin pro Duglasit. Lajme aspak të mira vijnë për mbrojtësin Danilo, i cili me shumë mundësi nuk do të rikthehet më në fushën e lojës për këtë kompeticio­n pasi rikuperimi kërkon kohë.

Fitoi duelin- Të gjitha të dhënat e ndeshjes ishin pro Duglas Kostës dhe kjo do të thotë se ai mund të ishte titullar për ndeshjen e fundit në grupe, por dëmtimi do ta lërë jashtë. Ai nuk do të grumbulloh­et fare dhe lajmin e bëri të ditur mjeku i skuadrës së Brazilit, Rodrigo Lasmar.

Brazili fitoi më shumë shpejtësi nga krahu i djathtë, dërgoi më shumë topa dhe arriti të ndërtonte më shumë aksione me prezencën e Duglas Kostën. Edhe pse ai fitoi duelin me shokun e skuadrës për

një vend titullari, në ndeshjen kundër Serbisë nuk do t'ia dalë për shkak të problemit muskulor.

Danilo- Krahu i djathtë duket se është i "mallkuar" për Brazilin në këtë kampionat

Botëror. Në fillim u dëmtua Dani Alvesh dhe humbi "biletën" për në Rusi, ndërsa tani edhe zëvendësue­si i tij Danilo ka probleme fizike. Mbrojtësi i Mançester Sitit humbi ndeshjen kundër Kosta Rikës, por mendohet se dëmtimi është akoma më i rëndë. Danilo mund të ketë humbur kampionati­n Botëror dhe ndoshta nuk do të rikthehet më në fushën e lojës për këtë kompeticio­n. Tite ka në dispozicio­n vetëm Fagnerin, i cili kundër Kosta Rikës rezultoi një surprizë e bukur dhe dha kontributi­n e tij në krahun e djathtë. Por Brazili fillimisht duhet të sigurojë zyrtarisht kualifikim­in për në raundin tjetër dhe ndeshjen e fundit e luan kundër Serbisë që është një ekip i fortë dhe do të provojë të bëjë maksimumin për të luajtur shanset e saj për kualifikim­in. Tani Tite duhet t'i bëjë llogaritë pa 2 lojtarë për këtë ndeshje.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania