Panorama Sport (Albania)

Tension te Brazili, Tiago Silva: U shava me Nejmarin në fushë

Bëjnë paqe pas sfidës: Kisha të drejtë, e kam si vëlla

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Nuk ka mjaftuar fi torja kundër Kos ta Rikës për të qetësuar gjendjen shpirtëror­e dhe për të rikthyer paqen në radhët e futbollist­ëve brazilianë. Lojtari më i nervozuar duket se ishte Nejmar, i cili shpërtheu në lot në fundin e ndeshjes pas presionit të madh që nga tifozët, media dhe opinioni sportiv në Brazil. Dhe për të ndezur akoma më shumë situatën, këtë herë është mbrojtësi Tiago Silva. Kapiteni thotë se ka pasur një diskutim jo të qetë me shokun e skuadrës në fundin e ndeshjes. "Më mërziti shumë dhe më irritoi sjellja e Nejmarit", ka treguar Tiago Silva për "Globoespor­te" dhe më vonë shpjegon episodin që ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes, në të cilën shoku i tij i skuadrës te PSG-ja kërkoi të bënte gjithçka për të marrë fitoren. Gjithçka ndodhi kur ndeshja ishte ende 0-0 dhe Tiago Silva, që ishte kapiten në këtë sfidë (herën e parë ishte Marselo) u dorëzoi topin kundërshta­rëve në shenjë "Fair Play". Por Nejmar nuk e ka pritur mirë veprimin e kapitenit të tij dhe i ka bërë me shenjë që nuk duhet t'ua dorëzonte topin sepse ata

ishin duke luajtur ashpër dhe nuk po zbatonin rregullat e "fair play"-t. "Në momentin kur unë dorëzova topin, ai më ofendoi dhe më shau. Por mendoj se kam të drejtë unë. Mendoj se nuk ishte ai topi që do të na jepte fitoren e ndeshjes", tha Tiago Silva. Më tej, ai sqaroi se

Nejmarin e konsideron si një vëlla të vogël, edhe pse fjalët nuk i pëlqyen shumë.

Paqe- Por duket se në fundin e ndeshjes të dy lojtarët bënë paqe dhe Nejmar shkoi ta përqafonte kapitenin e tij, duke e kuptuar që kishte gabuar. Dhe Tiago Silva ka përfituar nga ky

moment për ta postuar në rrjetet sociale. "Fjalët vlejnë shumë pak. Foto është ajo që tregon më shumë nga gjithçka tjetër. Të dua", ka shkruar veterani i mbrojtjes braziliane në profilin e tij të "Instagram"-it. Brazili është një nga skuadrat që konsideroh­en favorite për të fituar

Botërorin, por kjo gjë nuk po i lë të shprehen ashtu siç duhet dhe presioni i madh po i pengon që të fitojnë lehtësisht. Me Zvicrën nuk shkuan dot më shumë sesa një barazim, ndërsa me Kosta Rikën u desh minuta e 91-të për të shënuar golin e parë dhe për të arritur fitoren.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania