Panorama Sport (Albania)

Fabregas: Ronaldo ka shënuar me fat, Mesi nuk ka shokë...

-

Romelu Lukaku dhe Kristiano Ronaldo janë dy golashënue­sit e këtij Botërori deri në këto momente, por mesfushori Cesk Fabregas thotë se ky i fundit ka shënuar me shumë fat dhe nuk ka meritë të madhe. Gjatë analizës që ai ka bërë për ecurinë e skuadrave deri tani, mesfushori i Çelsit është ndalur gjatë tek ecuria e Ronaldos dhe roli që ka te Portugalia. Fabregas flet gjithashtu edhe për problemet që ka pasur Mesi tek Argjentina dhe thekson se Leos i mungon një shok për të ndërtuar aksione. Ronaldo

"Nuk ka më të njëjtin rol te Portugalia. Ai ka ndryshuar mënyrën e të luajturit. Tani qëndron në sulm dhe nuk e shoh më të vrapojë në fushën e lojës për të ndihmuar skuadrën. Sigurisht që ai është një nga kampionët e mëdhenj të këtij Botërori dhe bëri një nisje shumë të mirë me golat e shënuar. Ka arritur katër deri tani dhe kjo është diçka e shkëlqyer. Ai ka luajtur mirë, por nëse e shihni me vëmendje atë që ka bërë do të shihni: një gol me penallti, një me goditje

dënimi, një me kokë nga krosimi i kornes dhe një nga gabimi i David De Geas, i cili duhet ta kishte pritur. Nuk mund të themi që Portugalia ka bërë ndonjë futboll të bukur apo pasime magjike për të shënuar golat. Sigurisht që duhet t'i japim mer-

itat Ronaldos për golat, por kanë qenë aksidental­ë dhe me fat. Kanë qenë penallti ose gabime".

Mesi

"Është e njëjta histori edhe me Mesin kundër Kroacisë, por atij nuk i eci dhe mendoj se nuk është vetëm faji i tij.

Argjentina duket si një ekip i ' krisur' dhe nuk ka ide. Për këtë fakt është shumë e vështirë që Mesi të tregojë vlerat e tij në fushë. Ai nuk e ka kualitetin përreth dhe kërkon një lojtar që ta ndihmojë dhe të ndërtojnë së bashku".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania