Panorama Sport (Albania)

Shqipëria, zhgënjim i dyfishtë në Tarragona

Meshkujt dominohen nga skuadra turke dhe munden 3-0

- ARTIN LLESHAJ

Kombëtarja e vole jbollit për femra debuton me humbje në Lojërat Mesdhetare "Tarragona 2018". Ekipi i Altin Martirit u mund ditën e djeshme me rezultatin 3-0 nga skuadra e Kroacisë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin C. Shqipëria duket se po mendon më shumë për të ardhmen, pasi në këtë kompeticio­n ka nisur edhe rinovimi i skuadrës sonë kombëtare, duke u dhënë më shumë hapësirë lojtareve të reja. Skuadra kroate u tregua më e saktë në këtë takim, ku i fitoi të tria setet pa shumë vuajtje. Në setin e parë skuadra jonë tentoi të qëndronte në lojë, por pa mundur dot, pasi Kroacia triumfoi me rezultatin 25-21. Ndërsa, seti i dytë dhe i tretë fitohen me rezultatin e njëjtë 25-19 nga vajzat kroate. Shqipëria do të luajë ditën e sotme në orën 11:00 ndeshjen e dytë në grup, ku do të ketë përballë Francën. Ndërkohë, ekipi i meshkujve pëson humbjen e dytë në grup, përballë Turqisë me rezultatin 3-0. Skuadra e drejtuar nga Dritan Bardhi e kishte të pamundur të përballont­e lojën e kundërshta­rit. Në "Tarraco

Arena Plaça", Shqipëria e nisi mirë lojën ku në setin e parë luftoi deri në fund dhe u mposht nga Turqia me një diferencë të ngushtë pikësh, 25-22. Ndërsa, seti i dytë ishte katastrofi­k për skuadrën tonë ku nuk mundi t'i bënte ballë për asnjë çast lojës së rivalëve, duke e humbur setin me një diferencë

të frikshme pikësh, 25-4. Në setin e tretë, loja e Shqipërisë është disi më e mirë, por është përsëri Turqia ajo që triumfon me rezultatin 25-17 dhe e mbyll takimin me shifrat 3-0. Kombëtarja jonë e mbyll kështu grupin në vendin e fundit, duke regjistrua­r dy humbje dhe asnjë fitore.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania