Panorama Sport (Albania)

Hasan Lika s'bën polemika: Ja e vërteta e kontratës me Luftëtarin

Ish-trajneri i përgjigjet Tavos: Pres të marr tetë shpërblime

-

Hasan Lika nuk dëshiron të bëjë polemika, edhe pse një ditë më parë presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, shpërtheu kundër tij në një bisedë ekskluzive për "Panorama Sport". Ish- trajneri i Luftëtarit, i kontaktuar dje nga gazeta, foli për herë të parë për detyrimet që, sipas tij, i ka klubi gjirokastr­it pas përfundimi­t të kontratës. Lika ka bërë një ankesë në Dhomën e Zgjidhjeve të Konfliktev­e në FSHF dhe nëse klubi e trajneri nuk gjejnë një marrëveshj­e, atëherë nis gjyqi. "Unë po flas për herë të parë për këtë temë. Është e vërtetë që në kontratën mes meje dhe Luftëtarit janë të përcaktuar­a tetë shpërblime, që janë të barabarta me pagën mujore. Pra, dy për qëndrimin në Superiore, katër për Europën, si dhe dy pagat e fundit. Gjithçka është e qartë mes nesh, pasi kontratën e kam unë, vetë klubi dhe gjithashtu është e depozituar në federatë", është shprehur fillimisht trajneri. Ndërkohë, gjatë deklaratës së tij, Tavo i është drejtuar ishtekniku­t me frazën se "me këto veprime tregon që vetëm trajner nuk është". I pyetur për këtë, Lika është shprehur: "Nuk jam marrë ndonjëherë me këto gjëra. Luftëtarit i uroj suksese në Europë".

ÇFARË THA PRESIDENTI Presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, në lidhje me pretendime­t e Likës për gazetën ka thënë: "Jam i habitur me sjelljen e Likës. Për fat të mirë, klubi i Luftëtarit çdo qindarkë për rrogat e kalon me bankë. Ne jemi të gatshëm të vendosim në dispozicio­n të gjithë dokumentet e bankës për lojtarët dhe trajnerët. Nuk është profesiona­le që në këtë moment ish- trajneri ynë kërkon të prishë imazhin e klubit. Nuk e kuptoj për çfarë arsye e bën?! Nëse pretendon rrogat, i ka në bankë. S'mund të lejoj të disinformo­het opinioni në një moment të shkëlqyer

për skuadrën. Janë 42 veta që paguhen çdo muaj, të gjithë të ndërgjegjs­hëm për datën kur paguhen dhe për ndonjë vonesë të vogël. Nëse unë nuk do të isha korrekt, atëherë ju garantoj se Luftëtari nuk do të ishte një histori suksesi. Nuk është mirë t'i kujtoj se premion e mbijetesës e ka marrë në darkën e fundit festive, para se ekipi të shpërndahe­j. Sa u përket bonuseve për Kupat e Europës, ai e di mirë që shpërndahe­n në muajin korrik. Jemi ende në qershor dhe shpërblim kanë për të marrë edhe lojtarët, jo vetëm Lika. Ai tani e bën këtë për të prishur imazhin e klubit, por me këto veprime tregon që vetëm trajner nuk është. Gjithsesi, unë i uroj të marrë drejtimin e një skuadre dhe ta çojë më lart se Luftëtarin". Olsi Tujani

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania