Panorama Sport (Albania)

Kukësi barazon me azerët, Pakult: Kujdes nga maltezët

Trajneri: Kush mendon se e kemi të lehtë, gabohet

- SKERDILAID SULZOEQI

ukësi ka zhvilluar testin e dytë miqë sor në tokën sllovene, por këtë radhë ekipi ka treguar cilësi dhe rritje në lojë, natyrisht që dhe rezultati e ka treguar më së miri. Verilindor­ët kanë barazuar me Gabalën e Rauf Alijevit dhe Sabjen Lilajt, ku ish-sulmuesi i Kukësit e nisi titullar, ndërsa mesfushori shqiptar nga stoli. Tekniku Pakult ka hedhur në fushë formacioni­n me disa ndryshime nga ndeshja kundër Mariborit, por në pjesën e dytë ka bërë zëvendësim­e të shumta. Pjesa e parë është mbyllur me rrjetat e paprekura, ndërsa në të dytën ka ardhur fillimisht avantazhi i ekipit azer në minutën e 79-të. Por, para fundit të takimit, në minutën e 90-të, Kukësi ka barazuar shifrat për ta mbyllur ndeshjen me rezultatin përfundimt­ar 1-1. Maliqi ka krosuar nga krahu i djathtë drejt qendrës, sfera gjen kroatin Shpehar në zonë, që ka goditur saktë drejt portës dhe ka shënuar. Nënkampion­ët e Shqipërisë kurrsesi nuk do e pranonin humbjen e dytë në miqësore, ndaj në fund të takimit i gjithë ekipi u spostua drejt sulmit të kundërshta­rëve, por pa gjetur golin. Kanë qenë prurjet e reja si Shpehar, Edis Maliqi që kanë shkëlqyer në këtë takim.

DEKLARATA - Trajner i Kukësit, Peter Pakult, ka folur për skuadrën e tij në një prononcim për sajtin zyrtar të klubit, teksa gjendet në Slloveni për fazën përgatitor­e që po zhvillon bashkë me ekipin. Edhe pse Kukësi ka arritur të bëjë plot 11 përforcime, ato nuk mjaftojnë për teknikun austriak, pasi ai kërkon tashmë një sulmues krahu dhe një sulmues tjetër qendror. Pakult prezanton dhe ndihmësin e tij, përgatitës­in atletik Kristian Kranestrin­i, me të cilin trajneri ka punuar në radhët klubit gjerman të Mynih 1860 dhe Rapidit të Vjenës. "Jemi në fillim të përgatitje­ve. Kjo është java e dytë. Ekipi bazohet tek ushtrimet e forcës. Një miku im, Kristian, ka punuar me mua çdo herë dhe po na ndihmon shumë. Ekipi duket mirë. Na duhet edhe një kualitet të futet në ekip. Ndoshta na duhet një lojtar anësor, një sulmues krahu. Edhe me ndonjë sulmues, ndoshta plotësohem­i. Do përpiqemi Dikson, Shpehar dhe Limaj duke festuar golin e kroatit

të marrim maksimumin nga lojtarët për rezultate në ndeshjet e Europës. Dua të falënderoj presidenti­n dhe drejtorin Nexhipi. Po punojmë 24 orë për të marrë lojtarë sa më cilësorë. Kemi përgjegjës­i të madhe, pasi duhet të bëjmë zgjedhjet e

duhura. Kush mendon se ndaj Valetës do e kemi të lehtë, gabohet. Kundërshta­ri luan vit pas viti në Europë. Nuk i nënvlerëso­jmë. Gjithsesi, për shortin jemi të kënaqur, pasi ka edhe kundërshta­rë më të fortë", kanë qenë fjalët e teknikut.

 ??  ?? Ish-mesfushori i Teutës, Arbër Çyrbja, ka kryer dje vizitat mjekësore te skuadra e Kukësit dhe më pas është prezantuar nga drejtori Nexhipi si blerja më e re. Ai ka firmosur kontratë 2-vjeçare, ndërsa verilindor­ët kanë paguar 50 mijë euro për kartonin...
Ish-mesfushori i Teutës, Arbër Çyrbja, ka kryer dje vizitat mjekësore te skuadra e Kukësit dhe më pas është prezantuar nga drejtori Nexhipi si blerja më e re. Ai ka firmosur kontratë 2-vjeçare, ndërsa verilindor­ët kanë paguar 50 mijë euro për kartonin...
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania