Panorama Sport (Albania)

Ze Maria: Jam shumë mirë te Tirana, Brazili merr Botërorin

-

Ze Marias nuk i ndahet shpirti nga Italia dhe Brazili, edhe kur është me pushime. Trajneri i Tiranës ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në kampionati­n italian, si edhe për eventin "Seria A Operazione Nostalgi", ku ka takuar shumë nga ish-shokët e skuadrave që ka luajtur. "Ky organizim është shumë i bukur, sepse na jep mundësinë të takohemi me shokë, që nuk i takojmë thuajse kurrë. Thashë menjëherë 'Po', kur më ftuan dhe jam i lumtur që u bëra pjesë e kësaj nisme. Brazili në Botëror? Bashkë me Spanjën, Gjermaninë dhe Argjentinë­n, është kandidat për ta fituar 'Rusi 2018', por duhet pranuar që ka shumë surpriza këtë edicion dhe presioni është i madh. Fitorja e fundit e brazilianë­ve u arrit me shumë vështirësi, por ekipi të paktën luajti më mirë se në takimin e parë. Tani po punoj në Shqipëri, ku kemi fituar kampionati­n e Kategorisë së Parë.

Kam një kontratë edhe për dy vite të tjera. Ka pasur zëra për në Itali, por për momentin jam mirë në Shqipëri", tha Ze Maria, duke rrëfyer se ka pasur oferta edhe në Itali. Më tej, ai foli për karrierën e tij, por komentoi edhe Serinë A dhe Napolin më konkretish­t. "Kam jetuar shumë përvoja pozitive, sidomos te Parma me Amaral: erdhëm bashkë dhe nuk dinim asgjë nga taktika. Ançeloti te Napoli? Ka shumë eksperienc­ë dhe është një nga më të mirët në botë. Presidenti De Laurentis do t'i japë mundësinë të bëjë mirë. Besoj se do të fitojë kampionati­n dhe do të ketë një ecuri të mirë në Ligën e Kampioneve. Pastaj, gjithsesi, në futboll nuk i dihet asnjëherë", kanë qenë fjalët e trajnerit të bardhebluv­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania