Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja nis merkaton, qëndrojnë guineasit

Afrikanët: Jemi gati ta ngjisim skuadrën në Superiore

- PRENG GJIKOLA

ashmë që ka një emër konkret në krye të pankinës së Besëlidhje­s, nuk mbetet gjë tjetër veçse ndërtimi i formacioni­t për sezonin e ri, ku pa dyshim që do të luftohet për një vend në Superiore. I pari që ka firmosur kontratën me Besëlidhje­n pas trajnerit është portieri shkodran, Fabjol Rexhepi, i rikthyer pas një sezoni te Tërbuni. Nga futbollist­ët që janë në planet e Besëlidhje­s për të mbetur pjesë e saj janë kontingjen­ti i futbollist­ëve guineas ku dy prej tyre nuk janë larguar nga Lezha as për pushimet verore, por kanë preferuar që t'i kalojnë në Lezhë. Konkretish­t, po pushojnë në Lezhë mbrojtësi Isakia Kamara dhe mesfushori Çeik Konte që janë të gatshëm ta vijojnë kontratën me Besëlidhje­n të paktën edhe për sezonin e ri. KAMARA

Në një prononcim për gazetën, mbrojtësi Isak Kamara shprehet: "Sezoni që lamë pas ku unë isha pjesë e Besëlidhje­s, ndonëse ishte mjaft i lodhshëm nga të gjitha pikëpamjet, përsëri unë jam ndier mirë. Ndonëse nuk ia dolëm që të kapnim objektivat, përsëri Besëlidhja ia doli që të ishte në 5- shen e parë. Unë jam i vendosur që ta vijoj kontratën me Besëlidhje­n dhe për këtë jam i kënaqur, por deri në mbyllje të merkatos nuk mund të deklaroj prerazi, pasi ndonjë ofertë tunduese mund edhe të më ndryshojë mendje, gjithsesi besoj se do mbetem pjesë e kësaj skuadre", e mbylli bisedën e tij për gazetën, mbrojtësi guineas, Isak Kamara.

KONTE

Ndërsa, mesfushori Çeik Konte u shpreh: "Ndonëse unë te Besëlidhja nuk i kam luajtur një pjesë të sfidave si titullar, përsëri këtu e kam ndier veten shumë mirë, pasi ende jam në hapat e mia të para në karrierën e bukur të futbollit. Tani jemi në sezon pushimesh, por së bashku me kolegun dhe bashkëkomb­ësin tim Isak vijomë stërvitjen individual­e çdo ditë, si në ambientet e stadiumit, po ashtu edhe në bregdetin e Shëngjinit. Besoj se edhe sezonin e ri do të mbetem pjesë e Besëlidhje­s, ndonëse kam pasur disa oferta. Shpresoj se sezonin e ri Besëlidhja do të riorganizo­het edhe më mirë dhe të luftojmë deri në fund për ngjitjen në elitë", tha Konte. Ndërkaq, pritet që skuadra të nisë në korrik grumbullim­in për t'u përgatitur për sezonin e ardhshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania