Panorama Sport (Albania)

Nga floriri te futbolli, një “ëndërr” e bukur në Rubik

-

Qyteti i vogël prodhues i floririt në diktaturë, sot është bërë një qytet "prodhues" i futbollit. Skuadra e Rubikut me 13 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje është shpallur kampione e Kategorisë së Tretë, duke fituar të parin trofe në historikun e këtij klubi. 48 gola të shënuar dhe 22 të pësuar e kanë bërë skuadrën më të efektshme për të marrë kryesimin e këtij niveli me 7 skuadra. Pas këtij ekipi, Termi që zuri vendin e dytë do të jetë skuadra pasuese që do të ngjitet në Kategorinë e Dytë. CEREMONIA - Dje në drekë në një ceremoni u bë dhe zyrtarizim­i i kampionit më të ri për këtë nivel, skuadrës së Rubikut. Përgjegjës­i pranë FSHF-së për nivelin e 4-t të futbollit shqiptar, Millan Baçi ka shpërndarë medaljet për çdo futbollist si dhe trofeun, duke ia dorëzuar kapitenit dhe njëkohësis­ht edhe trajnerit të skuadrës, Besjan Pepkolajt. Këtë trofe skuadra e Rubikut e siguroi një javë më parë, teksa mundi 3-1 skuadrën e Termit, duke këmbyer vendet në tabelë. Kristjan Gjini, Arnado Shtinja, Altin Stefi, Jeton Jahja, Devis Perlesi, Besjan Pepkolaj, Leonid Ildi Shuti, Haxhiu, Elvis Lleshaj, Taulant Gjoka, Armando Marku, Olsi Picaku, Llesh Gjergji, Enton Gjergji, Ardit Pepkola, Serxho Goci, Vilson Leka, Federik Ujka, të rinjtë Elton Marku, Rinaldo Gjergji, Klajdi Leka dhe Llesh Gjergji me trajnerë që punojnë edhe me moshat, Ilir Gjergji, Kreshnik Ivanaj e Henri Ndreka janë protagonis­tët e këtij trofeu. Presidentj­a Flora Jushi, një pasionante e sportit, duke qenë një ish-volejbolli­ste dikur, tashmë ka marrë personalis­ht drejtimin e klubit të futbollit të Rubikut. Në një prononcim për gazetën, ajo shprehet: "Jam pasionante e lojës së futbollit që kur kam drejtuar së bashku me Gjergjin futbollin e femrave të Rubikut. Së fundi, dua të them se që të hënën do t'i parashtroj kryebashki­akut Ndrec Deda platformën e ekipit të Rubikut për sezonin e ri ku skuadra duhet të përmbushë edhe kushtet për të konkurruar në Kategorinë e Dytë". A.Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania