Panorama Sport (Albania)

Klop s'heq dorë nga Strakosha, 4 mln e ndajnë nga Liverpuli

Portieri pëlqehet nga Klop si zëvendësue­s i Kariusit

-

"Thomasi është një portier i shkëlqyer, me perspektiv­ë të madhe. Do rritet akoma në vitet e ardhshme. Është një djalosh serioz dhe ka cilësi që mund të përmirësoh­en shumë me eksperienc­ë". Një analizë, në vija të përgjithsh­me, e Xhani De Biazit ( ish- trajnerit të Kombëtares), për Strakoshën, prej disa kohësh në shënjestrë­n e Liverpulit. As Donaruma, as Alison: të kuqtë e Jyrgen Klop po kërkojnë në kampionati­n italian zëvendësue­sin e Kariusit për portën dhe, sipas raportimit të bërë nga tabloidi anglez "Daily Mirror", ka vendosur sytë mbi portierin e Lacios, autor i një paraqitjej­e vërtet bindëse sezonin e kaluar. Të kuqtë, që prej kohësh po hasin vështirësi me gjetjen e një kandidati kyç për portën, po nxitojnë për t'i siguruar trajnerit gjerman një mbrojtës ekstrem në lartësinë e duhur dhe flitet t'i kenë paraqitur presidenti­t Lotito dhe drejtorit sportiv, Igli Tare një ofertë prej 30 milionë sterlinash ( rreth 35 milionë euro), për të bindur krerët e klubit bardhekalt­ër që të lënë të lirë portierin shqiptar të cilët kërkojnë 4 mln më shumë. FLET BABAI - Vështirë, megjithatë, të mendohet se presidenti i klubit të kryeqyteti­t të Italisë do

kënaqet me një shifër të tillë, duke konsiderua­r edhe besimin e madh që Simone Inzagi ka ndaj portierit. Ndërsa, Fotaq Strakosha, babai i Thomasit (edhe ai portier i Lacios dhe i Kombëtares në të kaluarën), ishte shprehur disa ditë më parë se "është i lumtur te Lacio, klubi do vendosë të ardhmen e tij").

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania