Panorama Sport (Albania)

30 mln gjobë Milanit, Rikets afron 2,4 miliardë

Nga familja amerikane pritet revolucion, krerët rrezikojnë

- Përgatiti: LEDIO NASE

Eardhmja e Milanit ka lon nga Kina, nga Amerika dhe, nga akoma më pranë, Zvicra. Klubi pret lajme nga Nioni, e me të kaluar fundjavën do e ketë: njoftimi do jetë më pak i kënaqshëm për ata që janë mësuar të shohin "Djallin" në Europë. Milani me siguri do përjashtoh­et nga Liga e Europës dhe nuk mbaron këtu: është e mundur që do duhet të paguajë edhe një gjobë, aktualisht të përcaktuar në 30 milionë euro. Pesë gjykatësit do mbeten personalit­etet e fundit ( ose të parafundit) ndërkombët­are (një portugez, një holandez, një zviceran, një polak e një anglez) që kuqezinjtë do hasin gjatë sezonit. Përjashtim e jo vetëm Kanë mbërritur, dje, azhurnimet e para nga Shtetet e Bashkuara: edhe komisioni gjyqësor, që ndër të tjera është ribashkuar me këshillin, ka mësuar për interesimi­n amerikan për Milanin por, me sa duket, lajmi nuk e ka modifikuar orientimin. Përkundraz­i: sipas raportimev­e më të fundit nga klubi do paguhet një gjobë minimale prej 30 milionë eurosh, praktikish­t e barasvlers­hme me klauzolën e një lojtari të mirë. Mbledhje dhe skadenca Nëse kështu do ndodhë, Milani do rikthehet në Zvicër, këtë herë 32 kilometra më në perëndim të Nionit: në Lozanë, ku ndodhet Gjykata Arbitrale e Sportit. Fillimisht, Milani do infor-

mohet me motivimet e verdiktit që do merret brenda ditës së nesërme. Duke konsiderua­r kohët është e mundshme që të shkohet edhe përtej javës së parë të korrikut: 10 ditë për apelimin dhe disa më shumë për vendimin përfundimt­ar. Rreth datës 10 korrik

parashikoh­et skadenca e afatit me Eliotin për rikthimin e 32 milionë eurove që porsa i janë shtuar borxhit prej 303 që iu desh kinezëve për blerjen e klubit. E tani po afrohet një tjetër manjat, Tomas Rikets.

Rikets, familje fituese

Ideja për të hyrë në botën e futbollit, Riketsit i ka lindur gjatë muajve të fundit, kur Milanin ndoshta ende nuk e njihte. Në maj investoi në Çikago, qytetin e tij adoptues (ai i lindjes është Nebraska). Familja Rikest njihet nga të gjithë si persona fitues. Me

Çikagon fitoi kampionati­n e bejsbollit dhe ndërmarrje­t e tyre duken në "shëndet" të plotë: një pasuri e vlerësuar nga "Forbes" vitin e kaluar prej 2,4 miliardë dollarësh. Por aventura ndoshta do nisë me një revolucion te kuqezinjtë. Sipas raportimit të bërë dje

nga "Sportmedia­set", në fakt, Fasone e Mirabeli do ishin të parët që do përshëndes­nin "Djallin", por jo të vetmit: Gatuzo rrezikon stolin. Dhe trajneri mund të zëvendësoh­et nga Antonio Konte, një profil ndërkombët­ar shumë i pëlqyer nga amerikanët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania