Panorama Sport (Albania)

“Shqiponja” e Xhakës dhe Shaqirit, FIFA nis hetimin

Mbledhje urgjente të Zvicra, federata helvete doli "huq"

- Përgatiti: OLSI TUJANI

Serbia dhe Rusia u bënë edhe një herë bashkë për të kërkuar diçka të pretenduar. Dy federatat, siç raportojnë mediat ndërkombët­are, kanë bërë një ankesë në FIFA për ngjarjet në ndeshjen Serbi-Zvicër. Festimi i dy shqiptarëv­e Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, duke formuar shqiponjën me duar, është komentuar si provokim politik prej tyre dhe tashmë FIFA është vënë në lëvizje.

Procedim - Lojtarët me origjinë shqiptare të Zvicrës, që përmbysën edhe Serbinë mbrëmjen e kaluar, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, do të jenë subjekti i një hetimi të hapur nga trupi disiplinor i FIFA-s, pas festimeve të tyre me simbolin e shqiponjës. Në një deklaratë të nxjerrë nga FIFA mbrëmjen e së shtunës thuhet: Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka hapur një procedurë disiplinor­e ndaj lojtarëve të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, për festimet e tyre të golave kundër Serbisë. Në lidhje me të njëjtën ndeshje janë hapur edhe procedura disiplinor­e ndaj Federatës së Serbisë, për shfaqje të mesazheve politike nga ana e tifozëve serbë, si dhe për rrëmujë tifozësh. Gjithashtu, një hetim është hapur edhe kundër trajnerit të Serbisë, Mladen Krstajiç, për deklaratat e bëra në përfundim të ndeshjes", ka njoftuar FIFA.

Mbledhja - Më herët, gjatë pasdites së djeshme, helvetët u grumbullua­n në mbledhje. Stafi dhe skuadra kombëtare u bënë bashkë për të diskutuar rreth asaj ç'ka ndodhur. Në një konferencë për shtyp, sekretari i përgjithsh­ëm i Federatës Zvicerane të Futbollit ka konfirmuar se po e ndjekin me jo pak shqetësim situatën. "Kemi folur për festën e tyre dhe mund të bëhet diçka, por emocionet nuk mund t'i ndalojmë. Sigurisht që ka vend për të diskutuar ende, por unë nuk mund të mendoj ndëshkimin e tyre nga FIFA. Nuk besoj se ka vend për masa, pasi nuk kemi asnjë sinjalizim të tillë", ka deklaruar Aleks Misher gjatë pasdites dhe duket që ka dalë "huq", pasi në mbrëmje ka ardhur edhe sinjalizim­i nga FIFA për nisjen e procedimit disiplinor.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania