Panorama Sport (Albania)

Super Meksikë, nuk fal as Korenë e Jugut

-

Pas fitores 1-0 kundër Gjermanisë në ndeshjen e parë të Grupit F, Meksika nuk ka zhgënjyer as kundër Koresë së Jugut. Skuadra e trajnerit Osorio ka mundur aziatikët me rezultatin 2-1. Ata kanë qenë më dominues, duke e filluar lojën me presing të lartë ndaj kundërshta­rit. Rastin e parë e ka Çiçarito që godet me kokë, por topi kalon ngjitur me shtyllën e portës së portierit korean. Në të 26-ën, Guardado godet dhe topi ndalet me dorë nga Jang dhe ka penallti. Vela merr përsipër të godasë dhe shënon për Meksikën golin e parë. Pjesa e parë përfundon 1-0 me meksikanët shumë herë më të rrezikshëm. Koreanët ishin të rrezikshëm vetëm në momentet kur Son kishte topin nën kontroll. Në pjesën e dytë aziatikët janë më të karikuar dhe sulmojnë më shpesh portën e Oçoas. Në të 62-ën është Li që gjuan, por topi bllokohet nga mbrojtësi Salçedo. Vela më pas gjuan për meksikanët, por topi kalon ngjitur me traversën. Goli i sigurisë vjen në minutën e 66-të. Lozano gjuan dhe topi shkon te Çiçarito që nuk e ka të vështirë të shënojë nga fare pranë. 2-0 dhe loja duket se ka përfunduar me fitoren e meksikanëv­e. Por është ylli i Totenhemit ai që tentoi të rihapë ndeshjen, duke realizuar një eurogol nga jashtë zone, por ishte tepër vonë. Koreani gjuan me të majtën duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshta­r të presë topin, i cili përfundon në cepin e djathtë të tij. 2-1 me për Meksikën, Maziç vër-

shëllen për përfundimi­n e ndeshjen, pasi nuk ka më kohë. Goli i Son erdhi në 93'. Serbi kishte akorduar vetëm 4 minuta shtesë. Meksikanët me një këmbë në raundin tjetër, teksa koreanët pas dy humbjeve do t'i thonë lamtumirë Botërorit. Në ndeshjen e radhës ata do të luajnë kundër Gjermanisë, ndërsa Meksika do ndeshet me Suedinë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania