Panorama Sport (Albania)

Dështimi i Elbasanit dhe faji që mbeti “jetim”

- Nga VLADIMIR MEMA

Vjen një kohë kur çdo gjë shumëzohet me zero. Një shekull histori, me tituj kampionë mbi supe dhe djep futbolli në Shqipëri, por për fat të keq këto do të jenë vetëm disa statistika për të kujtuar në të kaluarën. Bëhet fjalë për të kaluarën e FK Elbasanit, një prej ekipeve elitare në vendin tonë, që sot nuk i ka mbetur asgjë nga e shkuara e lavdishme, përveç emrit që për fat të mirë nuk ia kanë marrë dot. Këtë sezon verdheblut­ë do të marrin pjesë në Kategorinë e Parë, atë që është bërë si "shtëpia" e këtij klubi, të paktën këtë dekadë të fundit. Edhe pse u ngjit mes shumë vuajtjesh nga Kategoria e Dytë, më e keqja duket sikur nuk ka ardhur ende. Një klubi që i ka humbur "busulla" dhe nuk dihet se në cilin drejtim është nisur, është i destinuar të dështojë ende pa nisur sezoni. I braktisur nga të gjithë, disa nga pamundësia dhe disa nga mungesa e dëshirës, po bëjnë të mundur zhdukjen nga harta e futbollit shqiptar të një klubi që përfaqëson një nga qytetet më të rëndësishë­m të vendit tonë. Mendohej se shitja e aksioneve tek anglezët do ta bënte Elbasanin superfuqi të futbollit shqiptar, por koha tregoi se Elbasani u bë superfuqi e dështimit të futbollit shqiptar. Verdheblut­ë janë shembulli më i mirë i dështimit në futboll dhe ajo që është më e keqja ka të bëjë me faktin se askush nuk mban përgjegjës­i që po i mohon një qyteti të drejtën e të bërit tifozë për ekipin e tyre. Faji si gjithnjë do të mbetet "jetim" dhe "fatura" e dështimit do t'u shkojë disa të panjohurve nga vendi më i madh i ishullit ku lindi futbolli, Anglia. Ta kenë vërtet fajin disa të panjohur për zhdukjen e futbollit në Elbasan?! Edhe kjo mund të jetë, vetëm se duhet të gjejmë dikë që ta besojë këtë gjë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania