Panorama Sport (Albania)

Flamurtari do edhe Dajën e Tiranës

Veç Partizanit, edhe vlonjatët duan ta “rrëmbejnë”

- ADELA MERKO

Asion Daja është zyrtarisht pa ekip. Data 30 qershor përkoi edhe me "skadimin" e kontratës që mesfushori firmosi dy vite më parë me Tiranën. Klubi e ka në plane dhe kjo është më shumë se e sigurt. Madje, për këtë motiv, ata nisën edhe negociatat për rinovimin e marrëveshj­es. Por, pa u hedhur e "zeza mbi të bardhë", ai konsideroh­et si një "okazion" në treg, ndaj nuk janë të pakta skuadrat që po mundohet ta rrëmbejnë. Veç Partizanit që ka shfaqur interes për shërbimet e mesfushori­t të qendrës, në skenë ka dalë edhe Flamurtari. Këta të fundit e tentojnë, ndërsa dihet që Ilir Daja gjithnjë e ka pëlqyer këtë lojtar, madje ishte pikërisht ai që e mori edhe te Tirana në korrikun e 2016- ës. Shanset që një transferim i tillë të ndodhë, duket disi i vështirë. Vetë 27- vjeçari nuk ka në plan që të marrë kurrfarë vendimi, pa folur fillimisht me drejtuesit kryeqyteta­s. Zgjedhja e parë mbetet pikërisht Tirana. Bisedimet për zgjatje kontrate kanë nisur pak ditë më parë, por që të shkohet drejt akordit final dhe rrjedhimis­ht firmës, kanë mbetur edhe disa terma të tjerë për t'u diskutuar. Gjithsesi, dilemat do të marrin fund në fillim të javës. Klubi ka planifikua­r që të "blindojë" përfundimi­sht dy lojtarët e fundit që i kishin mbetur pa kontratë në hyrje të muajit korrik. Në të njëjtën situatë, sikundër edhe dihet, është Dorian Kërçiku. Ai është gjithashtu i lirë në treg. Por, rasti për mbrojtësit e linjës së djathtë, është disi ndryshe. Me 100 për qind të mundësive ai është bardheblu.

Nënshkrimi është një formalitet dhe, nga momenti në moment, pritet që të konfirmohe­t. Asion Daja mund edhe të transferoh­et jashtë vendit, ndërsa menaxheri i tij po punon për ta dërguar në Zvicër te Lugano. Megjithatë, nëse ky "operacion"

nuk do të ketë sukses, ai për të tretin vit radhazi do të mbrojë ngjyrat e skuadrës më të titullar në vend. Kur dihet që merkatoja rezervon gjithnjë surpriza, nuk mund të përjashtoh­et as alternativ­a e Partizanit dhe Flamurtari­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania