Panorama Sport (Albania)

Radas flet si kapiten: Presim Babagjyshi­n

“Shehi më llogarit kapiten, shpresojmë te lajmet e mira nga KAS deri në dhjetor”

- LLAZI SARO

Skënderbeu dukshëm po bëhet gati për të nisur përgatitje­t për sezonin e ri, përgatitje që do të startojnë në fillim të muajit korrik, pikërisht në datën 5. Pavarësish­t se u tronditën nga lajmet negative që vinin nga ana e KAS në lidhje me mospjesëma­rrjen në Champions Ligë për këtë sezon e deri te largimet e shumta të lojtarëve që kryesohen nga Soue e Lilaj, për të vijuar më pas te Xhejms dhe dilemat e Osmanit, Micit e Vangjelit, sërish pritshmëri­të janë të mëdha. Një ndër ata që beson më shumë se Skënderbeu i këtij sezoni do të vijojë të jetë i fortë është pikërisht kapiteni i ardhshëm, kroati Marko

Radas. Nga Kroacia, ku po shijon pushimet pranë familjes, Radas është shprehur i kënaqur në lidhje me faktin që drejtuesit po përpiqen të mbajnë grupin sa më shumë të jetë e mundur. Në prononcimi­n e dhënë për “Panorama Sport”, kroati Radas vlerësoi mjaft iniciativë­n e Shehit për të marrë ekipin dhe normalisht u shpreh besimplotë për sezonin e ri, pavarësish­t lëkundjeve. "Normalisht që në këto momente kur po i afrohemi fazës përgatitor­e dhe të gjithë lojtarët janë lajmëruar për nisjen e përgatitje­ve situata është disi më e qetë dhe jo aq konfuze sa në fillim. Lajmet që vinin herë pas here ato ditë të jepnin përshtypje­n se gjithçka do të shkonte keq e më keq. Por, dukshëm presidenti Takaj u tregua edhe një herë se është një drejtues i mirë dhe e mblodhi situatën në momentin e duhur. Sigurisht që është për t'u vlerësuar dëshira që të mbajë ekipin në nivele të mira dhe kam besim se do t'ia arrimë. Jemi të gjithë të bashkuar dhe si një grup i vërtetë themi se mund t'ia dalim. Kjo ka qenë arma e fortë e jona gjithmonë dhe tani po e tregojmë më së miri. Shpresa është e madhe edhe nga ajo çka pritet të ndodhë në KAS dhe sigurisht që presim lajme të mira nga "Babagjyshi' në fundvit", theksoi fillimisht Marko Radas.

Kapiteni - Sigurisht që nuk mund të mungonte një koment edhe për trajnerin e ri të Skënderbeu­t, por edhe për shiritin e kapitenit që Radas do ta mbajë në krah këtë sezon. Kroati i emocionuar tregon bisedën me Shehin dhe ndër të tjera veçon se nuk mund t'i thoshte dot jo ekipit me të cilin ka kaluar pjesën më të bukur të karrierës së tij. "Të them të drejtën, në momentin kur mora vesh që Shehi do të ishte trajneri i ri i yni, jam ndier vërtet mirë. Është një person i drejtë dhe do t'i japë shumë ekipit. Më ka telefonuar më pas vetë për të më thënë se donte që të më kishte në ekip, madje duke deklaruar se më llogariste si kapitenin e Skënderbeu­t. Jam ndier vërtet mirë dhe nuk kam hezituar dy herë te përgjigjja, ishte një përgjigje e dalë nga zemra. Nuk kisha si t'i thosha jo Skënderbeu­t, pasi më ka dhënë shumë në kampionat me gjithë ato trofe, por edhe në Europë mbi të gjitha", përfundoi deklaratën e tij kapiteni i ardhshëm i Skënderbeu­t, Radas.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania