Panorama Sport (Albania)

Tavekio: Duka m'u përgjërua për De Biazin

"Fola me Lipin dhe na propozoi Xhanpiero Venturën"

- OLSI TUJANI

Dikush nuk do që unë të bëhem tra jner i Italisë dhe më ka 'vënë shkopinj nën rrota'", shprehej De Biazi në atë periudhë kur Antonio Konte u pasua nga Hhanpiero Ventura. E ndërsa është zbuluar më vonë që Marçelo Lipi pati të tjera preferenca dhe nuk i besoi ishtrajner­it të Shqipërisë, është zbardhur një tjetër prapaskenë. Në një intervistë të dhënë për "Gazzetta Dello Sport", Karlo Tavekio, ish-presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, ka treguar edhe qëndrimin e Federatës Shqiptare të Futbollit në raport me De Biazin.

PRAPASKENA

Tashmë që Italia vuan pasojat e zgjedhjes së bërë, ku pasues i Kontes u zgjodh Ventura, Tavekio pranon se dëshira e tij ishte një tjetër. "Kontes du- het t'i kisha plotësuar dëshirat dhe kërkesat financiare. Nga 4.5, kërkoi 6 milionë euro dhe duhet t'ia kisha realizuar. Me siguri që sot do të ishim në Botëror", është shprehur fillimisht ai. Më tej, ka bërë me dije edhe përzgjedhj­en e parë për trajnerin e përfaqësue­ses axurre. "Biseduam me Lipin dhe ishte gjithçka gati për të marrë ai drejtimin e Kombëtares. Por, pasi doli problemi i menaxhimit, kaluam në një plan tjetër ku ai do të kishte drejtimin e ekipeve Kombëtare dhe na duhej një trajner. Lipi donte Venturën dhe atë na propozoi".

DE BIA I

Sa i pëkrket ish-trajnerit të Shqipërisë, Tavekio ka

zbardhur bisedën me Armand Dukën si dhe kërkesat që kishte Hhani De Biazi. "Zgjedhja jonë ishte Donadoni, por Bolonja na tha jo. Pastaj në të njëjtat kushte ishin de Biazi me Veturën, por presidenti i Federatës Shqiptare, një mik i imi, m'u përgjërua që të mos ua merrja De Biazin", ka zbuluar Karlo Tavekio.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania