Panorama Sport (Albania)

Batha: Partizan, s'ka titull me telekomand­ë

"Boll me ndryshime, s’mund të dilet kampion me telekomand­ë"

- ILIR CARA

Ish- kapiteni i Partizanit, Idriz Batha, në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport" tregon pengun e vetëm që ka nga aventura te "demat", si dhe tregon rrugën se si përfundoi te Larisa. 26-vjeçari shpreson që kjo aventurë në...

Ish-kapiteni i Partizan it, Idriz Batha, në inter vistën e dhënë për "Panorama Sport" tregon pengun e vetëm që ka nga aventura te "demat", si dhe tregon rrugën se si përfundoi te Larisa. 26-vjeçari shpreson që kjo aventurë në Greqi të jetë sa më frytdhënës­e për të kapur ndonjë klub më të madh, si dhe për të realizuar ëndrrën, ftesë nga Kombëtarja. 26-vjeçarit i vjen mirë për zgjedhjen që ka bërë dhe shpreson që te Larisa të përsërisë famën dhe respektin që ka lënë në këtë klub, ish- mesfushori i Partizanit dhe Kombëtares, i ndjeri Lefter Millo. Në fund, ai flet edhe për situatën e fundit te të kuqtë e kryeqyteti­t.

Pas 4 vitesh po ikën si kapiten nga Partizani. Për çfarë ju vjen keq nga ky largim?

Të them të drejtën më vjen keq për faktin që nuk dola dot kampion me Partizanin, meqë jam i lidhur edhe pas asaj fanelle. Kjo është keqardhje e madhe që kam për momentin nga ky largim.

Larisa është ekipi i parë ku ju do të luani jashtë Shqipërisë. A mund të na sqaroni si përfunduat te ky klub, pasi fliteshin destinacio­ne të tjera për ju?

E pata thënë edhe më herët që dëshira ime ishte që të vijoja karrierën jashtë vendit. Ishte një lëvizje që as unë nuk e di si u bë realitet. Ka qenë thjesht punë menaxherës­h edhe në fund unë kisha në dorë të vendosja, nëse do të pranoja apo jo klubin e ri. Në fund isha unë ai që vendosa për kalimin në Greqi, pasi dihet se dje më skadonte edhe kontrata me Partizanin.

Flitet se në mes është një menaxher rumun, si u lidhët me atë?

Nuk e di kush qëndron prapa këtij transferim­i. Di vetëm që është një kompani menaxhimi që është marrë me rastin tim dhe jo një person i veçantë.

Çfarë synon Batha nga kjo eksperienc­e e re në Greqi?

Unë dua të provoj veten në radhë të parë edhe pse jo ta shikoj si një mundësi ku mund të ngjitem në nivel akoma më të lartë. Fillimisht, më duhet të njihem me ekipin e ri dhe më pas të përcaktoj edhe synimet personale.

Shkoni te Larisa, një

klub që akoma ruan respektin për ish-mesfushori­n e Partizanit, të ndjerin Lefter Millo. Pra, do të luani në një ekip, ku një gjirokastr­it, me shumë ngjashmëri me ju, u bë i famshëm...

Unë Lefter Millon thjesht e kam dëgjuar si emër, pasi periudha kur ka luajtur ai në Greqi, përkon me hapat e mia në jetë. Nuk kam arritur që ta shikoj duke luajtur. Di që për atë flasin me superlativ­a dhe më vjen mirë që te Larisa mbahet mend një futbollist shqiptar, i cili ka lënë gjurmë.

Shpresoni që me lojën

tuaj dhe mbështetje­n e komuniteti­t shqiptar që jeton aty, të bëheni edhe ju një lider i Larisës?

Shpresoj dhe unë të lë gjurmë e të jem i respektuar te skuadra ku do të shkoj.

E shikoni Greqinë si një mundësi për të kapur ndonjë kontratë më të mirë dhe pse jo, një ftesë nga Kombëtarja?

Futbolli grek është i një niveli të lartë, ndaj sigurisht që është një mundësi e mirë për të shprehur cilësitë te Larisa edhe, pse jo, për t'u bërë pjesë e ndonjë ekipi akoma edhe më të madh. Për sa i përket Kombëtares, është diçka që çdokush e ka ëndërr.

Përveç Larisës, a patët ndonjë ofertë tjetër? Nëse po, çfarë ndikoi që zgjodhët klubin grek?

Sigurisht që kisha oferta të tjera, por si lojtar i lirë u mundova të bëja zgjedhjen më të mirë. Shpresoj të kem bërë zgjedhjen e duhur.

Presidenti i Larisës, Aleksis Kujas, është një mik i vjetër i Albert Xhanit. A ka dorë ish-presidenti i Partizanit në transferim­in tuaj?

Nuk e di këtë detaj. Nuk besoj të ketë pasur lidhje ishpreside­nti i Partizanit në këtë lëvizje.

Në fund, si ish-kapiten i Partizanit, si e vlerësoni situatën aktuale te të kuqtë që po përgatiten për Ligën e Europës?

Situata e Partizanit? Përderisa ekipi nuk del kampion, sigurisht që nuk duket e mirë. Por, sipas këndvështr­imit tim, duhet të krijojnë një bazë në ekip edhe t'i japin kohë që të përshtaten me njëritjetr­in, sepse skuadra nuk mund të dalë kampion me telekomand­ë, aq më tepër duke bërë shumë ndryshime. Gjithsesi, mundësitë i kanë për të dalë kampion.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania