Panorama Sport (Albania)

Mbape errëson Mesin, Franca kërcen “tango”

Mbape e Grizman përmbysin Argjentinë­n, Sampaoli zgjohet vonë

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Nëse fillimi i mbarë është gjysmë e punës, kjo çerekfinal­e bën të shpresosh në një Botëror spektakola­r, pavarësish­t se protagonis­të si Gjermania, Argjentina janë jashtë e të tjerë si Italia e Holanda nuk u kualifikua­n. Pa dyshim protagonis­t i pasdites ishte Kilië Mbapë që duket sikur ka një motor në vend këmbëve. Numri dhjetë i Botërorit ishte pa dyshim lojtari francez që errësoi totalisht Mesin, një dhjetësh absolut prej dhjetë vitesh. Të na falni për lojën e fjalëve, por Mbape meriton një dhjetë, jo vetëm për dygolëshin, por edhe për sprintin fantastik nga i cili rrëmbeu edhe një penallti që më pas u shndërrua në gol nga Grizman. Pritëm Mesin, por erdhi Mbape që me paraqitjen e djeshme i vodhi dritën e prozhektor­ëve argjentina­sit. 20-vjeçari ndryshon jo vetëm programin e Botërorit, por rrezikon të kthejë në duartrokit­je kritikat që nga atdheu i tij nuk kanë reshtur për asnjë ditë të aventurës ruse të "Gjelave".

MESI I FUNDIT? - Ndeshja ishte e bukur, spektakola­re, emocionues­e dhe për mënyrën sesi erdhi humbja, për Mesin mund të jetë ndeshja e fundit me fanellën albicelest­e. Dje e nisi duke kërkuar topin në çdo cep të fushës dhe u tregua më shumë 9-sh sesa fals, a thua se nuk u besonte shokëve. Luajti me ritme normale derisa një top i goditur prej tij u devijua nga Merkado dhe përfundoi në rrjetë. Në atë moment u duk sikur ndeshja do t'i drejtohej Buenos Airesit, por me sa duket nuk i kishte bërë llogaritë me Kilië Mbapenë. Për Mesin i fundit Botëror mund të jetë ai i djeshmi dhe, nëse ndodh, kujtimi i tij i fundit do të jetë ai krosim i përsosur që Aguero e dërgoi në rrjetë. Duke iu rikthyer Argjentinë­s, skuadra rreth "Pleshtit" ishte mediokre, pa grinte, pa ide dhe pa fuqi, teksa Pavon, i "përzgjedhu­ri" i Leos, ishte më i dobëti në fushë dhe shumë larg nivelit të lojtarit të denjë për një ndeshje 1/8-ash.

NDESHJA - "Gjelat" e nisin me vrull dhe Mbape tregon

menjëherë se ka një ritëm tjetër. Në sprintin e tretë të pasdites "djeg" Maskeranon dhe driblon Rohon që detyrohet ta ndalë me një të shtyrë të "paligjshme". Arbitri Faghani tregon pikën e bardhë, ndërsa Grizman shënon megjithëse ekzekuton keq. Argjentina mezi mbahet në lojë dhe Di Maria me një silurë nga 30 metra ngjall shpresat e

të tijve. Merkado plotëson përmbysjen dhe pjesa e dytë premton spektakël.

VENDIMTAR - Spektakli vijon, por është "prodhim" francez. Dje u pa gjithçka një ndeshje futbollit ofron, madje edhe në nivel rastësish. Merkado shënon me devijim, Pavar shfrytëzon si bomber i regjur krosimin e shokut të repartit

dhe shënon golin e jetës. Skena është e gjitha për Kilië Mbape që gjithashtu shijon krosime e Hernandezi­t dhe asistin e Zhirusë. Në golin e katërt Franca dërgon topin në rrjetë me gjashtë pasime. Ky duket si futbolli i së ardhmes, teksa Argjentina nuk kalon turin edhe për faj të 30-vjeçarave me tepri që ka në gjirin e saj.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania