Panorama Sport (Albania)

NOTAT E FRANCËS

-

LORIS 6 - Pa faj te goditja e papritur e Di Marias, nuk mundet të bënjë asgjë as te devijimi i Merkados.

PAVAR 7 - Surpriza e vërtetë franceze në Botëror: si mbrojtës i përshtatur vuan vetëm Di Marian, por gjen edhe golin e parë ndërkombët­ar me një "perlë". VARAN 5,5 - Shumë pasiv në rastin e golit të Mesit, mund të bënte më shumë sesa të mbante në lojë Merkadon.

UMTITI 7 - Është gjithmonë prezent: sa herë Mesi kalon në krahun e tij, përplaset me një "mur".

L. HERNANDEZ 7 - I ndrojtur në pjesën e parë, kur Pavon e vë në vështirësi. Në të dytën zgjohet dhe bëhet një problem konstant. KANTE 7 - Jo në formën e zakonshme, por nuk i ndahet Mesit asnjë çast.

MATUIDI 6,5 - Pjesë thelbësore e një France të "maskuar" që mbyllet mirë dhe krijon intensitet konstant. Kartoni i kushton çerekfinal­en. (nga 75' TOLISO 6 - 20 minuta ku bën detyrën me korrektësi).

POGBA 7 - Gjithkund fushori i "Gjelva" mbron, krijon, sulmon dhe markon Mesin. Inteligjen­t në manovër dhe i çmuar për shokët. MBAPE 9 - Fenomen i vërtetë, që nuk është se e zbuluam dje. Që sot ai është një garanci globale. Fuqi, kontroll dhe klas me shumicë. (nga 88' TOVË - pa notë) ZHIRU 6 - Lufton në çdo top dhe ndihmon skuadrën në mënyrë konstante. Asisti e bën më të çmuar paraqitjen e tij, por mund dhe duhet të bëjë më shumë. GRIZMAN 7 - Traversa i mohon kënaqësinë që e gjen nga pika e bardhë. I sigurt me topin në këmbë, ai është ylli që pret Franca. (nga 83' FEKIR - pa notë). TRAJNERI DESHAMP 6,5 - Franca e tij vazhdon të mos bindë, pëson tre gola, por kur fiton, e sidomos në atë mënyrë, kritikat mund edhe të kursehen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania