Panorama Sport (Albania)

NOTAT E ARGJENTINË­S

-

ARMANI 4,5 - I ngadaltë në reflekse, i fut të dridhurat të gjithë repartit. Jo në lartësinë e situatës. MERKADO 6 - Notë kaluese vetëm për golin, por në çdo aspekt tjetër bie së bashku me shokët. OTAMENDI 5 - I pasaktë, nervoz, shumë gabime, karakteris­tika të papranuesh­me për një mbrojtës qendre.

ROHO 4 - Dhuron një penallti foshnjarak­e, por nëse kishte në plan ndërhyrjen mund ta bënte më herët. Nga hero në fajtor.(nga 46' FACIO 4,5 - Protagonis­t vetëm në rastin kur për pak sa nuk shënon autogol). TAGLIAFICO 4 - Në krizë totale për 95 minuta. Mbape e manipulon sipas dëshirës.

BANEGA 4,5 - I ngadaltë dhe konfuz, ndoshta edhe më keq sesa mund të imagjinohe­j. Kur duhen ide, ai prodhon vetëm gabime. MASKERANO 3 - Simbol i dështimit argjentina­s. Lojtarët e grumbullua­r prej "tij" dhe menaxhimi i sfidës nuk prodhon asgjë. Nëse drejton klane, siç thuhet, Argjentina duhet t'i tregojë derën. PEREZ 4,5 - Shumë mund, por për asgjë. Ekipi nuk varet prej tij, por ai nuk bën asgjë për të rënë në sy. (nga 66 Aguero 5.5 - një gol me pak vlera, por nuk është faji i tij që nuk shërbehet si duhet). PAVON 4 - Nuk dihet se çfarë bën në fushë. (nga 75' MEZA 5 - Simbol i "gjeniut" Sampaoli. Me Higuainin dhe Dibalën në stol, trajneri e zgjedh që të përmbysë Francën). DI MARIA 6,5 - Ndeshja e tij e parë e denjë për në Botëror. Rezulton edhe e fundit, por ai mban ekipin në lojë për aq sa mund. MESSI 5 - Eklipsohet nga drita e Mbapesë, megjithëse provon me çdo mënyrë për të bërë diferencën. Rreth tij nuk ka asgjë ku mund të bazohet një fitore, ndaj fajtori i dështimit me siguri nuk është ai. Trajneri SAMPAOLI 3 - Një trajner i vënë poshtë nga zgjedhjet e tij dhe totalisht i papërshtat­shëm për rolin. Të mos ishte për Rohon, Argjentina do ishte në Buenos Aires prej disa ditësh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania